in

Plazh Nudo në vitet `55 në Lumin Drino – Po a është e Vërtetë?!

Për për ata që nuk e dinë, pas viteve `55 në Gërhot, zonë e vjetër ushtarake, Divizioni sot, tek vilat që dhe sot u ka mbetur emri Pallacinat, banonin ushtarakë të lartë sovjetik me familjet e tyre.

 

Ata me familje vinin edhe ne qytet. Uleshin per kafe dhe gratë për ëmbëlsira tek pastiçeri Moska, me e preferuara në atë kohë, pas sallës së madhe te restorantit tek Sopoti, që gjithashtu shërbente per pritje e percjellje, dreka e darka per delegacionet, deri diten e perurimit te hotel Çajupit ne sheshin e Çerçizit, në 1964.

 

Në sheshin e Çerçizit, gratë sovjetike vinin me Gaz 44 që e ngiste “Shoferi i Palortosë”. Në dimër të veshura rëndë, me pallto te mëdha e jaka me gëzof, në verë me fustane të gjera e me lule. Të mira e te dukura, të bardha ne fytyrë.

 

Edhe pse jetonin në një qytet si Gjirokastra e atyre viteve, e varfër, të pasigurta në kalldrëmin e Qafës së Pazarit dukeshin te pamërzitura, gra të qeshura që dallonin.

 

Ato edhe psunisnin. Pazarin e bënin në Bashte të Teqesë për “lakra të egra” dhe fruta se pastaj nje kohe më të gjatë edhe për të shkuar kohën e kalonin në dyqanin e tyre, “Dyqanin e sovjetikeve”, keshtu quhej; furnizoheshin me ushqime, aty “gjeje nga te gjitha”, po vetëm për to.

 

Shumë gjëra kujtohen per familjet sovjetike ne Gërhot po mbi te gjitha ka mbetur dhe sot nëse ato laheshin ose jo (karkacul) nudo ne plazhin e tyre, “plazhin e sovjetikëve”, poshtë pallacinave, afer me magazinen e Shametajve sot.

 

Ky emer ka mbetur, pagezuar nga gjirokastritët që, ç`është e verteta, aty për t`u lare nuk shkonin, se kishin plazhet e tyre, dhe me te bukura, me ujra te pastërta, me rërë e hije si tek Ura e Vjeter, po dhe druajtje kishin, edhe pse në ato vite marrëdheniet e miqësise e dashurisë me Bashkimin e Madh sovjetik ishin të forta.

 

Siç thonë, ushtarakët sovjetikë, me gratë dhe femijët notonin mire dhe bënin gara me njëri tjetrin, luanin me femijët e qeshnin shume, sikur tregonin anekdota. Nën hijen e dy tre çadrave te mëdha, te bardha, mbanin ushqime, pije dhe fruta, sidomos shalqi dhe pjeper. Mbi gurishtet dhe reren shtronin ndonje rrobë e fshiheshin me peshqire sa here delnin nga uji. Ndonje sapuniste trupin me shkume dhe lante koken.

 

Ja kështu, po u fol se aty, ne plazhin e tyre, laheshin dhe karkacul. Kaq duhej dhe kureshtarë, në bregun perballë plazhit të tyre, fshahtazi, pa rënë në sy , shikonin nga “vrimat” e shelgjeve ç`bënin e prisnin ti “shikonin pa gjë”, sikundër ishtë folur, por kjo me siguri nuk do kete ndodhur.

 

Për ca në ato vite, sigurisht të moshuara, të laheshe ne lumë si grate dhe vajzat sovjetike edhe pse me rroba bonjo ishte njelloj si te dilje karakcul, ndaj dhe flitej. Ky opinion do ketë qënë, ndaj dhe është tepëruar, është hapur fjalë se laheshin nudo.

 

Një gjë do thënë. Nuk njihen shembuj, te parat që kanë dalë për plazh me rroba banjo në lumin Drino e të vetmet kanë qënë gratë dhe vajzat sovjetike, se grate dhe vajzat gjirokastrite e “populluan” lumin shumë e shumë vite më vonë që do te shkruajmë një herë tjetër!

 

What do you think?

Written by admin

Agojatët – Shumica nga Manalati e Dunavati, Burra me Karakter, të Ndershëm e të Fortë dhe…

HISTORI NË VITE – GAZETAT DHE RADIO TELEVIZIONI NË GJIROKASTER!