Nje nga miqte e faqes tone na shkruan:
Ne qytetin e Gjirokastres kam kaluar 3 vjet te femijerise, pas vitit 1960, shtepi me qera ne lagjen Varrosh, ne miqesi e shoqeri shume te mire, me plot kujtime te bukura.
Tani qe kane kaluar kaq vite dhe jam zbardhur, ashtu si pa pritur me erdhi neper mend emri i lagjes dhe nje emer tjeter, toponim, Çetemel.
Per moshe qe kisha, edhe pse kureshtar, nuk mbaj mend te kem pyetur nga vjen fjala Varrosh dhe fjala tjeter Çetemel. Dhe sot nuk di me shume dhe nuk jam i qarte per te perbashketen apo vecantine e ketyre emertimeve.Eshte lagje me dy emra, quhej Çetemel e pastaj Varrosh apo s`kane lidhje.
Do deshiroja te dija me shume per historine e lagjes nga vendalinjte se ne te larguarit vec kujtimeve te mira, te ngrohta e te paharruara qe kemi marre me vete per banoret dhe shoket e femijerise pak gjera dime per historikun e saj.