in

Ju ka marr malli për këto mane ?!

Eshte koha e maneve. Ne treg kane dale sasite e para dhe ne Pazarin e Tiranes edhe degjon “Hajde mane!” pa zene ne goje ndonje emer fshati apo qyteti, sikunder shprehen per fruta te tjera.

Nuk e dime ne tregun e jugut nese shiten, se nuk ka qene dhe tradite. Fshataret qe i kane ralle delnin me shporta dhe arka per shitje. Dicka ka ndryshuar keto 5 vitet e fundit, po perseri nuk eshte ai shqetesim per te siguruar te ardhura nga manet.

Ne Tirane, per nje lab, gjirokastrit apo lunxhot keto “ nuk jane mane” se jane mesuar me mane kokerr medha te zeza e te bardha qe te mbushin syrin dhe te embelsojne gojen, si keto ne foto:

Keto mane duan dhe ca qe te piqen, ka dhe nje lloj qe piqen me vone e qe i gjen vecanerisht ne zona me uje si Lunxheri,Labove te Zhapes, Zagori, Libohove po dhe ne qytet, aty ketu.

Sa na ka marre malli per to! Ketij lloji i kemi harruar edhe emrin.

Kur i shtyp lehte gishtrinjte te behen me “boje” dhe me to femijet qe i pelqejne shume “bojatisin” buzet dhe faqet.

Per keto mane te merr vertete malli se te mbushin syrin dhe gojen, te shijojne. Me ato behet dhe nje raki e mire,e zier dy here, ilaç dhe per diabetiket, behen edhe pekmez.

 

What do you think?

Written by Admini

Ja pse buka që prodhonin furxhinjtë e qytetit të Libohovës ishte cilësore dhe e shijshme

Ja sa të pasura janë në kulinari Labova e Madhe dhe Labova e Vogël në Qarkun e Gjirokastrës