Nese je larg qytetit tend dhe takon nje bashkelagjas apo bashkeqytetar, fjale e pare, pas pershendetjes dhe njohjes, eshte “ Po ne jemi dhe gjiton”.
Kjo shprehje perdoret edhe kur je nje lagje larg e jo vetem me shtepite perballe dhe, ne nje rast te tille, pas kaq vitesh, fjala merr fjalen, gjitonlleku merr udhe.
Gjitonia eshte vlere, eshte sjellje, vecori dalluese ne marredheniet njerezore.Ajo edhe ne Gjirokasater e krahinat rreth saj e me gjere eshte karakteristike e vjeter se , sic thuhet, pa gjitonet per rreth nuk kalohet jeta.
Parimi i kesaj jetese eshte me mire te kesh nje gjiton besnik se sa nje njeriun tend te gjakut. Me gjitonin kalon edhe te mira edhe te liga. Ate e ke per diten e per naten, per gezime e per hidherime.Se s`thone kot te vjetrit, mbaje mire muhabetin me gjitonin se ai te gjendet ne cdo kohe, apo ajo shprehja tjeter, c`shikon ne gjitoni, prite ne shtepi.Fjale me vend dhe me plot kuptim qe te kujton se gjitonia do ruajtur dhe forcuar ne cdo rast apo ngjarje, se do menduar kjo qe i ndodhi gjitonit neser mund te me ndodhi mua ndaj kesaj filozofie i do pergjigjur jo vetem me fjale te mira por dhe me veprime konkrete.
Pra per gjitonine si ka qene e si eshte ne komunitetin tuaj?