in ,

Olimbi Jorgji Folësja e Lajmeve e Radio-Gjirokastrës. Si e Fitoi Konkursin?

 

Olimbi Jorgji ka punuar Folese ne Radion lokale Gjirokastra.
Dallohej per qartesine, kthjethtesine dhe pastertine e zerit, leximin e materialeve rrjedhshem dhe pa “gabime”.

Zeri ne radio i dilte sic e kishte, qarte e kumbueshem.Per kete pelqehej jo vetem ne leximin e lajmeve por dhe emsionet letrare dhe muzikore.

Po si erdhi ne radio, si fitoi konkursin e shpallur te foleses per rubriken e lajmeve?

Per shume vite ne Radio ka punuar si folese Violeta Muço, me ze qe pelqehej. Me largimin e saj ne Patos, ne radio ra “alarmi”. Leximin e lajmeve e benin redaktoret dhe ne ndonje rast edhe drejtori i radios Stavri Zerva.

Me shpejtesi u shpall konkursi per zgjedhjen e foleses se lajmeve dhe anonçimin e programeve te dites.

Konkursi filloi me foleset bashkepunetore te radios qe merrnin pjese ne emisione te ndryshme po per komisionin e ngritur asnjera nuk kish ze te pershtatshem per leximin e lajmeve. Krahasimi behej edhe me foleset e Tiranes. Veshtire te vinte ne mikrofon nje ze i ngjashem dhe me i mire. Foleset e Radio Tiranes ishin te pa arritshme.
Per te qene folese duhet te plotesoje disa kushte. Si institucion politik qe ishte radioja, folesja te mos kishte asnje cen ne biografi. Kjo nuk tolerohej dhe ze te mire te kishe.

Kushti tjeter po aq i rendesishem dhe kryesor, ze i paster, radiofonik, terheqes per veshin e degjuesve, jo i çjerre qe njerezit te thoshnin “ I bukur ze, si daulle!”.

Kerkesa te tjera: folesja pranohej edhe me shkolle te mesme, pa kufizime ne perkatesine shoqerore, punetore, intelektuale, gjimnaziste.

Ne deren e radios qe ruhej me police trokiten dhe hyne ne dhomen e lajmeve edhe 100 vajza , me deshiren e mire per te fituar konkursin e foleses definitive per leximin e lajmeve ne Radio-Gjirokastra.
Per me shume se nje muaj nuk u be asnje zgjedhje, nuk u gjet asnje ze i pershtatshem.
Vajza me ze te mire po jo per leximin e lajmeve filluan me honorare ne emisionet apo rubrikat e javes, ndonjera perkohesisht, zakonisht ne programin e te dielave anonçonte programet muzikore.

Nje dite ne redaksi trokiti nje vajze punetore qe vinte nga ndermarrja e prodhimit te veshjeve. Kjo ishte Olimbi Jorgji qe ne ndertesen e radios vinte per here te pare.

Ra ne sy per druajten dhe fjalet e para qe i tha me gjysem zeri sa ne anetaret e komisionit krijoi pershtypjen te shoqeruar me fjalet” Edhe kjo si te tjerat do jete!” .

Ne dhomen e lajmeve, para mikrofonit u shfaq dhe me e druajtur, gati e frikesuar.Kishte ardhur per te provuar zerin dhe nuk e dinte qe ne sallen tjeter, ndare me nje dritare xhami, ishte komisioni.
Sa mbaroi leximin e lajmit komisioni levizi nga vendi dhe duartrokiti.

Te gjithe u gezuan, vecanerisht redaktoret qe tani nuk do te lexonin me lajmet, pune shtese per ta, se buletini i lajmeve nuk jepej direkt,incizohej dhe pastaj percillej tek degjuesit.

Keshtu Olimbi Jorgji mori vleresimin maksimal nga komisioni dhe u be qe te nesermen zeri i pare ne mikrofonin e Radios lokale Gjirokastra.

La makinen e tezgjahut dhe per afro 20 vjet ishte folese e radios e njekohesisht disa vite edhe folese ne ekranin e TV shqiptar, deri ne fund te vitit 1992.

Perpara mikrofonit dhe ekranit te Tv ajo krijoi nje personalitet te vetin, e pelqyer nga degjuesit dhe shikuesit per zerin e paster, per sigurine ne leximin rrjedhshem e qarte te lajmeve apo teksteve te emisioneve te ndryshme.

Tani folesja e radios lokale dhe ekranit te TV shqiptar ka vite me familjen e saj ne Athine. E kujtuam per ta pershendetur dhe per t`i thene se degjuesit dhe shikuesit nuk e harrojne, se nuk e kane harruar zerin e saj te mrekullueshem.

What do you think?

Written by Admini

Receta se si te beni buken vete ne shtepi sipas Blerina Bombajt

Kujtesë/ Haxhi Selfo Mësuesi dhe Kompozitori i Dashur për Fëmijët