Shkaktaret e dhimbjes se kokes tuaj nuk do ta besonit se ndodhen pikerisht ne kuzhine. Me poshte ne po ju rendisim kater ushqimet qe ju sjellin dhimbje koke ose migren.
Djathi
Vjetërimi i djathit përmirëson shijen e tij, por edhe nxit prodhimin e amino acidit tyramine.
Djathi veçanërisht ai kaçkavall, mocarela, djathi i mykur e të tjerë, kanë një përmbajtje të lartë të tyraminës që nxit dhimbjet e kokës.
Kripa
Sasitë e mëdha të kripës nxisin përsëritjen e shpeshtë të dhimbjeve të kokës.
Ekspertët janë të bindur për këtë dhe sugjerojnë konsum të kufizuar të kripës.
Bananet Dhe Avokadot
Kur bananet dhe avokadot janë të tejpjekura ato përmbajnë tyraminë, një amino acid që shkakton migrenë dhe dhimbje koke.
Këto dy ushqime janë nxitës të fortë të dhimbjeve të kokës.
Kujdes me sasinë.
Vera E Kuqe
Vera e kuqe, birra dhe pije të tjera alkolike përmbajnë nivele të larta tyramine, një amino acid që nëse nuk shpërbëhet në aparatin tretës, ndikon në dhimbjet e kokës.