in

Si te konservojme gjethet e rrushit qe t’i kemi edhe per dimer

Te gjitheve na ka ndodhur ne dimer te kemi dashur te gatuajme sarma me gjethe rrushi, por shume pak nga ne kane mundur ti pergatisin. Me poshte ne po ju sjellim menyren si te konservoni gjethet e rrushit tani ne vere dhe ti keni ato per gjate gjithe vitit.

1.Mbasi i kemi lare mire gjethet e rrushit, i rendisim 10 prej tyre njera mbi tjetren.
2.Keshtu vazhdojme per te gjitha gjethet e tjera te rrushit duke i ndare .
3.Vendosim ne zjarr nje tenxhere me uje dhe hedhim tre luge gjelle me kripe
4.Mbasi te kete ziere uji hedhim grupin e pare te gjetheve te rrushit
5.I kthejme here pas here gjate valimit me kujdes ne menyre qe mos te çahen
6.Me pas i heqim gjethet nga uji dhe i vendosim ne nje pjate me leter guzhine qe te thahen
7.Ndjekim te njejten proçedure derisa te mbarojne te gjitha gjethet qe deshironi
8.Mbasi gjethet te jene thare plotesisht i mbledhim dhe i fusim ne kavanoza duke u hedhur siper kripe
9.Ne fund i shtojme ujin qe kemi ziere gjethet dhe sigurohemi qe te depertoje plotesisht
10.I mbyllim mire me kapak kavanozat dhe i kthejme permbys.
Kavanozat mund te qendrojne deri ne 12 muaj

Po ju dini menyra te tjera te konservimit te gjetheve te rrushit?

What do you think?

Written by admin

Nuk do ta besoni se keto ushqime jua shkaktojne dhimbjen e kokes

Kot nuk i thone – Afer detit, afer mbretit