Sa lajm i hidhur.Eshte ndare nga jeta skulptori dhe pedagogu i njohur gjirokastrit Arben Bajo.
Arbeni luftoi me COVID 19 por nuk e mposhti dot semundjen e keqe.
Një humbje e madhe për studentet, kolegët, familjarët, te afermit, per te gjithe te njohurit dhe miqte qe e donin dhe e respektonin per jeten dhe vepren e tij nadhore.
Lajm trondites qe ende nuk besohet që njeriu i mire dhe artisti i madh nuk jeton me.
Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Arben Bajo është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit që ndodhet në Shëngjin, punim të cilin e ka bërë bashkë me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregori. Bajo ka realizuar edhe skulpturën e Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje, etj.
Gjatë gjithë krijmtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurtiv, por me një këndvështrim bashkëkohor. Ai numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive dhe ajo që vërehet më së shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin.
I PAHARRUAR KUJTIMI DHE VEPRA E SKULPTORIT TE SHQUAR SHQIPTAR ARBEN BAJO!
gjirokastraonline