in

Nismëtarët e Klubit Patriotik “Drita” të Gjirokastrës, dhe ngritja e tij më 5 Nëntor 1908!

Ngrita e klubit “Drita” u përgatit sipas udhëzimeve të vëllëzërve Topulli, Bajos dhe Çerçizit.

 

Fillimisht u punua për ngritjen e një klubi në qytet dhe u fillua nga zgjedhja e elementit patriot, caktimi i vendit, masat për bazën materiale etj.

 

Nga 40 veta të planifikuar, u bë një listë me 80 burra e të rinj dhe u caktua vendi dhe data e mbledhjes.

 

Në takimin e parë u mblodhën rreth 500 veta dhe fjalën e parë e mbajti Bajo Topulli që foli për rëndësinë e themelimit të klubit dhe pagëzimin me emrin Drita.

 

Për mbarëvajtjen e klubit u mblodhën 250 napolona flori.

 

E tërë kjo histori ndodhi më 5 nentor 1908 dhe për të kryer punët e drejtimit u zgjodh një pleqësi me kryetar Petro Poga, nenkryetar Hysen Hoxha, sekretar Thoma Papapano dhe anëtare: Idriz Guri, Elmaz Boce, Veli Hashorva, Selami Vehbiu, Sali Bixho, Bame Mezini, Kapo Topulli, Ahmet Poshi, Musa Xhiku, Shemsi Hajro, Fuat Nano etj.

 

Mbrojtja dhe zhvillimi i arsimit e kultures kombëtare ishin nga objektivat kryesore, percaktuar ne statutin e klubit patriotik “Drita”.

 

What do you think?

Written by admin

Ja c’ka shkruar për mësuesin patriot Nane Panajot Meksi, Profesor Fedhon Meksi!

Shkolla e Parë Shqipe “Liria” në Gjirokastër – Organizatorët dhe Mësuesit e Parë!