Nga koha e perurimit, vjeshte e vitit 1973, kur ne stadimin e Gjirokstres ne ate vit me emer tjeter u be parakalimi me kostume kombetare i ansambleve folkorike te vendit, sot pas ores 16:00 mori nje pamje tjeter.
https://www.facebook.com/watch/?v=167964215189549
U organizua ketu takimi i kryeministrit Edi Rama me elektoratin socialist ne vazhdim te veprimtarive me rastin e zgjedhjeve te 25 prillit.
Pas pershendetjeve te kandidateve per deputet te Partise Socialiste per qarkun e Gjirokastres Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuci, fjalen e mori kryeministri Edi Rama qe vec te tjerave tha:
“Duam të gjithë të jenë pjesë e fuqisë së madhe, duhet çdo vajzë, çdo djalë, çdo grua çdo burrë.
S’duhet ta harrojmë mësimin e madh që na dha tërmeti, lufta me armikun e padukshëm, përderisa nuk na gjunjëzoi virusi, tërmeti, nuk ka asgjë që na pengon së bashku për të arritur majën.
Sot dielli nuk është prezent sepse janë disa ditë me shi, por është një shi që më shumë i ngjan paralajmërimit të breshërit të votave të PS nga veriu në jug që do të sjellin diellin e mrekullueshëm të bëjë të na ngrohë në çdo shtëpi nga veriu në jug”, tha Rama.