in

“Në Gjirokastër, atje ku frymëzimi të vjen nga brenda si një shpend majash të larta…!” – Përparim Kabo për Gjirokastrën

Përparim Kabo, profesori dhe antropologu i mirënjohur në Shqipëri e më gjerë, duket se ka një debulesë të veçantë për qytetin e Gjirokastrës.

Ai e viziton shpesh atë, jo vetëm për të dhënë kontributin e tij si akademik në konferencat shkencore në Universitetin e Gjirokastrës, por edhe si vizitor i dashuruar me bukurinë e qytetit të gurtë, nuk humbet asnjë rast për t’u shprehur me atë mënyrën e tij sa filozofike po aq edhe letrare, mbi vlerat karakterizuese dhe pamjet frymëzuese që vetëm Gjirokastra di të ofrojë…

Në një vizitë në Gjirokastër së bashku me vajzën e tij, ai e përshkruan keshtu…

Gjirokastra atje ku guri eshte gurre, ku inertja merr shpirt, dhe e mocmja mbane ne trup te saj lule, enigma, dashuri te cmendura, dhe mencuri deri ne kufijte e marokes. E sheh qytetin nga lart, duket se asgje nuk leviz, jeta duket si e ndalur dhe njerezit si te fshehur ne damaret e gurte te kohes qe ka ikur, te kohes qe nuk do te iki dhe te kohes qe nuk deshiron te vij!

Por se mjafton te hysh pakez ne magjine e Qytetit dhe do te kuptosh se atje gjithcka eshte puls jete e historie, miresie e kujtese….

Gjirokastra sa here qe e vizitoj, me duket se “puthem” me te per here te pare, per te nisur nje dashuri te thelle dhe krejt speciale! Ky qytet dhe njerezit e saj kane “kripen” aq sa duhet, “sheqerin” jo me tepri dhe miresine e habine pa fund! Gjirokastra pikon dituri dhe nata e saj mund te sjelli mesazhe qe po te lexohen mund te kuptojme me shume nga universi….!

Mirenjohje! Kjo fjale mjafton! Guret heshtin dhe po te dish se kthehen ne gurrerjedhje me patjeter nuk mund te durosh gjate pa u kthyer atje! Te pish leng guri e vetmja pije qe mund te fali nje tjeter kuptim per jeten, njeriun e boten!

Dhe për më tepër janë komentet ato që ju bëjnë të lexoni më shumë. Ja postimi i tij ne Facebook:


What do you think?

Written by admin

“Travel Vlog 4K” for Gjirokastra and Albania! Shtëpitë dhe Hotelet që Surprizuan Turistët në 2017! Video e tyre i lë të gjithë gojë hapur…

Teli Stefani, Aktori i Njohur i “Përrallë nga e kaluara” apo ‘Xhaxhi Veterani’ i emisionit te fëmijëve të Radio-Gjirokastrës