Eshte ndare nga jeta Skender Veliu nga Fushebardha, njeriu i mire dhe shoferi profesionist qe e njihte pazarin e Gjirokastres si gjirokastrit dhe qe te gjithe e donin dhe respektonin.
Jeten e punes e kaloi me shume ne Gjirokaster, shofer ne gjeologji, urgjencen e spitalit, pas vitit 1980 me autobuz ne linjat e udhetareve dhe me maune ne udhet e Evropes.
Njeri model dhe shofer nga me te miret e me te respektuarit
Fjalepak , me humor e buzagaz me te gjithe qe nuk mbahet mend te kete bere me mjet dhe nje perplasje te lehte, me jete dhe pune te bardhe, pa nje cen, pa nje vrejtje ne patenten e punes.
Iku dhe Skenderi, shoferi i jetes qe nuk e njihte fjalen ZBRIT kur punonte ne linjat e udhetareve me autobus.
Iku per te mos u harruar dhe jo vetem nga familja,femijet, te afermit e miqte e shumte por dhe nga mbare fushebardhasit, kurveleshasit, gjirokastritet ,sarandiotet e bregdetasit se kudo edhe ne Sarande pas viteve 90-la gjurme e njeriut punetor, te mire dhe te respektuar.
Ngushellime familjes, u prehte ne paqe shpirti i tij i paster, i bardhe!
Gjirokastraonline