in

Ndahet nga jeta Kanan Zani krahu i djathte i kirurgut te famshem, Doktor Vasil Labovitit

Burri me i vjeter i Gjirokastres qe nuk do ta shohim me ne lagjen 18 shtatori Ndihmes Mjeku i shquar Kanan Zani eshte ndare nga jeta.Rrojti 95 vjet, me kembe e me goje dhe do kujtohet gjithmone si deshmimtar dhe kronikan i historise se mjekesise gjirokastrite.

Ishte model ne profesionin qe ushtronte, te ndihmes mjekut, i lidhur fort me punen dhe pacientet, i papertuar e ne gatishmeri ne cdo kohe ne mbrojtje te jetes se tyre.

Kanan Zani qe ne fillimet e punes si infermier, nga viti 1942 punoi me Doktor Vasil Labovitin, kirurgun e famshem duke qene krahu i tij i djathte para dhe pas viteve 44.

Kanan Zani ka qene pjesemarres aktiv ne pergatitjen e infermiereve te rinj nga viti 1947 e ne vazhdim dhe gjithmone ka udhehequr me shembullin e tij personal ne mbeshtetjen dhe pergatitjen e personelit mjekesor.

MERITA E MADHE E KANANIT ISHTE SE THEMELOI I PARI NË GJITHË QARKUN QËNDRËN E KONSERVIMIT TË GJAKUT , NJË SEKTOR SHUMË I RËNDËSISHËM PER SPITALIN RAJONAL

Kanan Zani ishte me personalitet te spikatur dhe autoritet shoqeror ne marredhenie me detyren, personelin mjekesor dhe pacientet.

Gezonte respekt e mirenjohje dhe jo vetem ne Gjirokaster e fshatrat e saj po dhe ne rrethet e tjera te jugut, me kontribute edhe ne hartimin dhe pasurimin e historikut te mjekesise gjirokastrite e me gjere, referues i palodhur i saj.

I paharruar kujtimi dhe vepra qe la pas per historine dhe zhvillimin e mjekesise gjirokastrite e me gjere.

Gjirokastraonline

What do you think?

Written by admin

Varavingo/ Nga Pazari i Vjetër në Qafë të Pazarit e rrotull Palortosë

Njihuni me receten e Jonida Hoxhes Tave kosi me mish qengji