Naim Zoto botues:Ka libra që botohen me kërkesë të autorit, d.m.th., për qejf të tij; por ka edhe libra që botohen edhe për qejf të botuesit. Kështu ndodhi me librin “Ku po shkon pa dashuri” të Sefedin Çelës. Është një libër i veçantë jo thjesht nga pikëpamja formale e lëndës që përmban, por, sidomos, nga cilësia e kësaj lënde dhe, për më tepër, nga polivalenca e tekstit, e cila thyen kufijtë midis dy ndarjeve të mëdha të literaturës: Fiction dhe Nonfiction. Dhe këtë bashkëjetesë, ku arti përjetohet si realitet dhe realiteti si art, mund ta servirin vetëm mjeshtërit.
in Aktualitet