in

Musaka me Patate apo Patëllxhan – Cila mendoni se është Receta Tradicionale Gjirokastrite?

Musakaja është një gjellë shumë e preferuar tradicionale me patate por dhe me patellxhan, e që shpesh përfshin mishin e grirë.

 

Disa versione kanë një shtresë të sipërme të perbërë me salcë me bazë qumështi të trashë me vezë (krem) ose miell (salcë beshamel).

 

 

Në Greqi, kjo gjellë është me shtresa dhe në mënyrë tipike shërbehet e nxehtë. Ndërsa në Turqi shuhet dhe shërbehet në stilin e një tave dhe konsumohet e ngrohtë ose në temperaturë dhome. Në botën arabe zakonisht hahet e ftohtë.

 

 

Sido që ta preferoni kjo eshte receta tradicionale qe perdoret më shumë në Shqipëri.

 

Skuqim në vaj qepë, hudhra dhe karrota. Shtojmë mish te grire duke vazhduar t’i skuqim së bashku, në fund shtojmë kripën, erëzat dhe salcën e domateve.

 

Marrim patatet dhe i ndajmë në trashësi rreth 3 mm. Marrim tepsinë dhe e lyejmë me vaj vegjetal dhe shtojmë me radhe patatet.

 

Mbi patate shtojmë mishin e përgatitur më herët dhe mbi mish vendosim pjesën e mbetur të patateve. E pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë, fillimisht rreth 20 minuta.

 

Më pas në një enë tundim vezët, shtojmë qumështin, kripën dhe borzilokun. Masën e përgatitur nga vezët pas 20 minutash pjekjeje ua shtojmë patateve.

 

E vazhdojmë t’i pjekim së bashku derisa të arrihet ngjyra e bukur e artë e mbyllët.

 

What do you think?

Written by admin

What Kind of Chocolate Are You?

Ceremonia e Vendosjes së Monumentit të Çerçiz Topullit – Fjalimet, Vargjet e Këngët Kushtuar Heroit Kombëtar!