in

Molia i Dalanit, i Vetmi per te Treguar jeten dhe Historite e Hamejve te Qafes se Pazarit

Nga vitet 60-te por dhe me pare, per hamejte Qafa e Pazarit ishte si shtepi e dyte…

Aty prisnin punen dhe nxirrnin buken, hidhnin ndonje gote e preheshin ne diell ne pezulet e dyqaneve; te dukur e te shfaqur, personazhe simpatike e xhentelmene, te kerkuar ne mbeshtetje te transportit me krahe, ishin zgjidhja per levizjen e dhomave te gjumit, mobiljeve, komodinave, krevateve, sobave apo paisjeve te tjera te renda shtepiake, sokake me sokake.

Vecanerisht ne prag viti hamejte e Pazarit s`kishin kohe per te pushuar dhe keshtu vazhduan me vite po erdhi nje kohe qe dolen nga radha, i la menjane koha dhe mosha, hallet dhe ngarkesat e veshtira, askush nuk kerkonte ndihmen e tyre.

Te merzitur e buzeplasur, te lodhur, nje e nga nje iken nga kjo jete per t`u prehur ne ate Tjetren. Ishin shume, te mire e te forte, punetore e te ndershem!

Sot nga grupi i tyre rron vetem njeri, Molia i Dalanit, i vetmi per te folur dhe treguar.

Hamall i fuqishem dhe energjik ishte Mellani, ashtu dhe Raxhi. Mellani, qe i flisnin Malinovski, per dy orë shkarkonte nje skodë me rimorkio me qymyrë, ngrinte deri 2 kv peshë në kurriz, transportonte dhoma gjumi pa i gervishtur, levizte arkat e renda metalike dhe paisjet e zyrave.

Ndryshe nga hamejte e tjere, qe edhe mblidheshin darkave, pinin e këndonin tek Kurveleshi, edhe me saze, burri i mire dhe i urte i Palortose Dervish Shamo , “kembemadhi” me nr kepuce 47, me tepsi ne koke, pa fjale e buje “embelsonte qytetin”, shperndante embelsirat e Vitit te Ri ne pasticerite e pakta te Pazarit…

Molia i Dalanit u rrit ne shoqerine e hamejve me te vjeter e me te forte te Pazarit. Me rini e filloi dhe me pleqeri e mbylli hamallekun, po ne pune dhe pas te 70-tave.

Si shoket dhe Molia i keputur, i pandare nga Pazari, abone ne pezulet duke pritur punen,i lodhur nga meset por buzagaz me te gjithe. Mbi te gjitha i besuar dhe i ndershem, sic me shkruan per te ne nje leter mesuesi Kostaq Dodo, ish drejtori i palodhur i shkolles “Koto Hoxhi”, tani emigrant ne Angli:

Jane pak keto rrjeshta per Molen e Dalanit. Ka shume per te folur per te dhe hamejte e Pazarit. Te  mire e goje embel, per ata qe nuk jane me po qe ne kohen e tyre hapnin mengjeset dhe kafenete, edhe pse te varfer, me fjale te mira e kenge ne buze mbyllnin rosticerite e fjetura te pazarit sot te heshtura edhe nga mungesa e zerit dhe frymes se tyre.

What do you think?

Written by Admini

Ja si Stervitet Qeni Policor “Brand” qe u fut 5 Metra nen Rrenoja dhe Zbuloi Njerez te Gjalle

Inxhinier Bexhet Cobani:Demtimet nga Termeti duhen Azhornuar dhe Vezhguar ne Vazhdimesi