Mesuesi Barjam Bojo tani nuk rron me. Ka disa vite ndare nga Erindi, fshati i tij i lindjes,nga femijet, shkolla dhe nxenesit e tij.
Eshte nga mesuesit e pare te pasclirimit te vendit qe nuk la fshat pa shkelur e shkolle te krahines e me gjere pa mesuar femijet.
Lindi ne Erind me 1-janar 1935.
Karrieren si mesues per here te pare e filloi ne Zhapokike te Tepelenes ku punoi per dy vjet dhe pastaj ne Tirane perfundoi kursin pedagogjik per mesues.
Ka punuar ne fshatrat e Tepelenes, ne Kakoz, Stegopul, Erind dhe 15 vjet ne shkollen e Nokoves nga ku doli dhe ne pension ne vitin 1989. Me daljen ne pension eshte dekoruar me urdherin “Naim Frasheri”nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Si mesimdhenes i dalluar dhe veprimtar shoqeror eshte vleresuar edhe nga Komuna Lunxheria.
Ishte nga mesuesit e fillores qe merrej shembull ne cdo aktiv apo konference te madhe me arsimtaret dhe drejtuesit e rrethit te Gjirokastres.
Ne klasat ku ka dhene mesim femijet i mesonte dhe edukonte me norma te mira, te donin njeri tjetrin e te respektonin prinderit.
Ishte mesues i urte qe nuk e ngrinte zerin dhe nuk fliste me fjale urdheruese: “ Beni kete e beni ate, rrini urte apo dhe Pushoni!”
Keshtu kujtohet nga ish nxenesit qe sot nje pjese jane burra te vjeter e gra te moshuara qe e kujtojne dhe nderojne me fjalet me te ngrohta mesuesin per sjelljen dhe eksperiencen e tij ne pergatitjen e femijeve, por dhe per marredheniet miqesore ne fshat e krahine, per fjalen qe i zinte vend.
Ja disa vleresime te ish nxenesve dhe bashkekrahinas per erindiotin dhe mesuesin e fillores Barjam Bojo:
Kleanth Çuçi: Bajram Bojua mbetet ne kujtime,per te mos u harruar kurre, si shume te tjere,jane krenaria e lunxherise,edhe pse nuk jeton me.
Katerina Dudi Deli: Njeriu i urte i dashur dhe i respektuar qe s’do te harrohet sa breza te vijne.
Rozana Dudi Kaftani: Mesuesi i pare nuk harrohet kurre.
Sic shprehen dhe ish nxenes e mesues dikur kolege me te ka lene pas krenari, dashuri dhemshuri e shume virtute te tjera qe e vecojne si ish -mesues i papertuar,lunxhot shembull me femijet, me familjen dhe krahinen.