Ata qe kane patur kopshte e avlira nje ballkon ne apartament e shikojne ne “drite te sirit”, e zbukurojne me vazo e lule, edhe pse hapesire e vogel por qe e ngopin me gjelberim.
Pak e nga pak ballkonet po e humbasin funksonin e pare , per te nderur rrobat se meraku tani eshte qe t`i mbuloje gjelberimi, dhe mire behet, kalon dhe nje cope kohe, pushon , ne mengjes pi nje kafe dhe ne darke muhabet me ndonje shoqe.
Bukur i zbukurojne ballkonet edhe familjet shqiptare ne Amerike.
Si Shembull kemi marr nga faqja e saj ne fb ballkonin e Rajmonda Lilos, gjirokastrites nga lagjia Manalat, e mesuar dhe e dashuruar pas luleve,gjelberimit dhe pemeve.
Ballkoni i Rajmondes eshte nga me te bukurit ne qytetin ku ajo banon. E kane zili dhe amerikanet se vec luleve decorative, ca nga malli e kujtimet, ne ballkon ka mbjelle edhe majdanoz, manxurane e borzilok, nje dore sallate koshti dhe luleshtrydhe.
Pyeteni se cfare ka mbjelle tjeter, lule e ereza te shtepise ,te Gjirokastres.
Ajo ballkonin e ka shndërruar ne hapesire te parapelqyer ne shtëpi,aty del e bene sehir, pi kafen e mengjersit, flet ne telefon me shoqet e kusherirat ne Amerike e Gjirokaster,rri darkave me ndonje shoqe e hapen ne muhabete te largeta, malli e nostalgjie per shtepine e jetes, per lagjen, per Gjirokastren dhe banoret me te cilet ka punuar.
Pyeteni, pyeteni dhe do te mesoni shume gjera per hapesiren e gjelberuar ne ballkonin e saj ne Amerike!