Nga KostaqDodo Dhuvjani:
Me beri pershtypje fotua e meposhteme ne nje nga rruget e nje qyteti. Paraqet nje grua te kerrusur qe ne duar mban nje femije te vogel dhe ne kurriz nje ngarkese te madhe ku dallohet makina larese, legena,ene guzhine etj etj.
Ngarkesa perfaqeson punet e gruas ne shtepi ,ate qe populli e quante ” kazma e fshehte”.
Eshte llogaritur se punet e shtepise te kryera nga grate jane rreth 12 miliarde e 500 milione ore pune ne vit e te kthyera ne monedha jane rreth 11 trilione dollare.
Kjo eshte perafersisht kazma e fshehte e papaguar e grave ne punet e shtepise ( pa llogaritur punen e gruas ne profesionin e saj e per te cilen paguhet.
Pra nje amvise e mire eshte edhe zonje edhe sherbetore.
Nderim e respekt per keto amvisa!