Memeja e Tauzajve ne Lagjen Manalat te Gjirokastres nuk rrojti sa deshi po punoi e luftoi sa i rane dhe dy dhembet e florinjta qe kishte ne goje.
Flasin ne lagje. Ishte trime. Me shtepi baze lufte kish rene disa here ne burg, te tregonte emrat e partizaneve qe strehonte dhe ushqente.Qendronte e forte para kercenimeve.
Nje nga ushtaret fashiste e kercenoi me jete, ndersa ajo kercenimit iu pergjigj me keto fjale: “ Ke nene ne Itali ti.?! Te vjen keq per nenen tende? Nene jam dhe une!”
Nje rast tjeter:Ne shtepine e saj te madhe, poshte dimerores ishte stera e musllukut..E zbraznin nga ujet dhe aty fshiheshin partizanet…Kur vinin per kontroll, shtronte nje strome dhe i thosh Fatos, kunates: “ Ti mos fole! Renko, be si e semure dhe mos kthe pergjigje”. “ Mos kerkoni ketu se nuk kemi njeri te fshehur….Kunata eshte keq e semure!” u thoshte ushtareve naziste.
Per sakrificat , emri i saj eshte i dyti, pas Ije Farkes ne Librin e Luftes.
Memeja ishte grua e imet me trup te holle e te thante.U fliste te gjitheve, te njohur e te panjohur, deren te hapur dhe per nje qe e zinte udha , ftonte ne shtepi dhe neqoftese nuk kish ku te shkonte e mbante te fllinte.
Kishte dy dhembe te florinjta, kur qeshte i ndrinte nuri.
Kur dilte vishte Manton e Amerikes, vinte jemeninë ne koke pastaj shifonin e holle te mendafshte dhe dukej si kadene e rende…me kobure 49 thone ne lagje.
Njehere kur vinte nga Tirana pa nje vajze qe e ngacmonte nje djale ne autobus dhe i doli ne mbrojtje…E pa qe ishte ne siklet dhe kur zbriti ne Gjirokaster e pyeti se ku do vente. Vajza i tha se do gdhihej ne hotel po Memeja i hodhi krahun dhe e mori ne shtepi, i shtroi per te ngrene e per te fjetur dhe te nesermen e percolli me saba te Sata e Sarandes.
Kjo ishte Memeja e Tauzajve qe e therrisnin dhe ne dasma t`ju hullonte bakllavane se sa te benin grate e tjera nje pete ajo kish hulluar 3-4. Gatuante me shije Memeja sa nuk arrihej ne lagje. Nga gatimet e saj mesuan mbesat e lagjja. Do flasim neser per gatimet e saj tipike te Gjirokastres.