in

Mellani – Hamalli me Kostum, Kullaro, e Jakë të Bardhë mbi Xhaketë në Qafë të Pazarit të Gjirokastrës!

Mellan Vojusheviç, hamall, nga mëngjesi në mbrëmje, vendin e punës e kishte ne Qafë të Pazarit. I flisnin në emër, por dhe Malinovski, ndoshta nga që ngjante me marshallin sovjetik që vizitoi Gjirokastren ne vititn 1959.

 

Mellani, me origjinë ulqinakas, para se te vinte ne Gjirokastër, banonte në shtëpinë e Turkeshës, në Tiranë.

 

Në rrugët e Pazarit të Ri blente e shiste kostume angleze, ore, unaza e varse, gjëpo gjëpora të tjera dalë mode.

 

 

Përpara se të “transferohej” në Gjirokastër, u dëgjua për aventurën e tij të famshme ne tavernën poshte Kullës së Sahatit të Madh, tavernë e preferuar per berxollat e qoftet, rakinë e verën e mirë, ku pihej në këmbë e ulur në arka e voza të birrës.

 

Këtu, në pije e sipër, fillimisht me shaka, me një fshatar nga Peza ra në Pazar dhe i “shiti” Sahatin e Madh.

 

“U tha u bë, i tha Mellani, po sic janë rregullat, me kapar…”.

 

Nuk dihet, nëse i mori ose jo kapar, po të nesërmen, pa gdhirë mirë, fshatari nga Peza u paraqit me karrocë pranë sahatit, në pritje të pronarit që, pas disa ditesh, me kostum, jake te bardhe mbi xhakete e kullaro u shfaq në Qafë të Pazarit në Gjirokastër ku dy–tri javë më vonë, nisi punen e hamallit, me samar, litar dhe dy shufra hekuri që fillimisht i përdori si shina për levizjen e arkave metalike të Bankës së Shtetit, nje nga punët e tij të para.

 

 

Nami si hamall i fuqishem dhe energjik i doli shpejt; per dy tri orë shkarkonte nje skodë me rimorkio me qymyrë, ngrinte deri 2 kv peshë në kurriz, transportonte dhoma gjumi pa i gervishtur, levizte arkat e renda metalike dhe paisjet e zyrave të Komitetit, te Hotel Turizmit etj.

 

Hamejte vendalinj ditën e shikonin me zili dhe ‘urrejtje’ se u merrte punën, ndërsa darkave donin dhe e merrnin me të mirë, pinin e këndonin tek Kurveleshi, rostiçerinë e preferuar të tij.

 

Aty, në orët e vona, edhe bertiste “Rrofte Enver Hoxha”, “Poshte Titua”.

 

 

Në Qafë të Pazarit, vend qëndrimin e tij, kur shikonte ndonje polic ulte zërin, bëhej i urtë, ndërsa kur përballej me ndonje të madh, të degës apo Komitetit, merrte drejtqëndrim dhe nderonte me grusht. Flitej se ishte dhe partizan, pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore.

 

Me karakter të hapur, guximtar, i qeshur e i pamërzitur në dukje, qejfli i rakisë, i çiltër e xhentëlmen po që e prishte me pijen, ishte dhe kujtohet dhe sot nje nga personazhet e njohur e të dashur në qytet nga vitet `60.

 

Mellani nuk rron më po në Palorto ku rrojti me familje dhe ne Qafë të Pazarit, ne vendin e tij te punes, ka lënë kujtime të mira.

 

What do you think?

Written by admin

“Shqiponjat bluzi” i Afrohen më Shumë Europës – Fitorja e Sotme me Kukësin drejt Objektivit të Trajnerit Lika!

Dita e Verës në Gjirokastër përmes Fotove nga Aktivitetet e Organizuara nga Bashkia!