Me hidherim japim lajmin se eshte ndare nga jeta Eda Late, intelektuale e njohur me karriere te pasur ne fushen e arsimit ne Gjirokaster dhe arsimin shqiptar, aktiviste e shoqatave jo qeveritare.
Me mbarimin e shkolles se larte fillimisht u aktivizua me shoqatat jo qeveritare, hartuese dhe zbatuese e disa projekteve per jeten shoqerore te Gjirokastres, kryesisht per rinine dhe femijet, pastaj punoi pedagoge ne universitetin e Gjirokastres dhe per disa vite me radhe edhe shefe kabineti e Ministrit të Arsimit, Drejtore e Arsimit të Lartë në MAS.
Nderkohe ndoqi studimet pasuniversitare ne SHBA si dhe punoi pedagoge ne Universitetin e Nju Jorkut ne Tirane.
Eda iku nga kjo jete ne moshe te re duke lene pas ne pikellim familjen, koleget, te afermit e miqte e saj te shumte me kujtimet dhe punet e saj ne dobi te komunitetit gjirokastrit e me gjere.
Ngushellime familjes ! U prehte ne paqe shpirti i saj i lire!
gjirokastraonline