in

Mbremje Kulturore “Këngët e Kafeneve” në Presidencë me Gjirokastritët e Tiranës

Sonte ne mbremje ne mjediset e Presidences Forumi për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës organizoi  veprimtarinë: “Mbrëmja e Kulturës Gjirokastrite” ku pjesemarresit, gjirokastrite te Tiranës dhe dashamires te vlerave kulturore e muzeale të ketij qyteti i pershendeti edhe Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta.

Ne vazhdim u çel ekspozita e “Mjeshtrit të Madh” piktorit Stavri Çati:” Gjirokastra Etnografike” si dhe u shfaq filmi  dokumentar artistik: “Këngët e kafeneve” me skenar Naxhi Kasoruho “Mjeshtër i Madh”, Regjizore Eli Bici, Operator Gavrosh Haxhihyseni me rrëfimin e aktorit “Nder i Kombit” Bujar Asqeriu.

Gjatë kësaj mbremjeje te bukur kulturore, kenduan edhe  grupi polifonik “Ergjëria”  si dhe kengëtarja e njohur e këngës tradicionale të qytetit Juli Çenko.

What do you think?

Written by Admini

Herbs & Spices – What Goes With What Food

Lajm i Mirë/ Hoshtevjatet e Zagorisë me Banim në Amerikë më 17 Qershor Mblidhen në Bronx të Nju Jorkut