in

Matteo Salvini”Faleminderit popullit shqiptar e qeverisë së tij”

Ish -zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini ka telefonuar sot kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar për ndihmën konkrete, e solidaritetin e treguar në dërgimin e ekipit mjekësor shqiptar në ndihmë të emergjencës së koronavirusti në Itali.

Ai i premtoi Ramës se do ta takojë sapo të mbarojë situata.

“Faleminderit popullit shqiptar e qeverisë së tij. Me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë shfaqën një zemërgjerësi e sensibilitet që nuk do ta harrojmë” ka thënë Matteo Salvini.

“Sapo të mbaroj emergjenca do të shkoj në Shqipëri të takoj Edi Ramën e popullin e tij.”

What do you think?

Written by Admini

“Asnjë i Prekur në Gjirokastër” – Falë Edi Sinoimerit dhe Stafit të tij nuk lejohet askush të hyjë në qytet…

Xhamija e Pazarit në Qytetin e Gjirokastrës e Restauruar-Faleminderit Ferdinand Makri për Fotot