in

Marjeta Karagjozi tek Rudina ne TV Klan shtron tryezen me gliko gjirokastre te vjeshtes

Mjeshteria e kuzhines gjirokastrite Marjeta Karagjozi ishte sot pasdite e ftuar tek Rudina-TVKlan ku shtroi tryezen me gliko te vjeshtes. Ajo percolli per Rudinen dhe shikuesit nje recete tradicionale te kuzhines gjirokastrite, gliko me kungull vjeshtak.

 

Kjo recete sipas Marjetes eshte e vjeter ne moshe me recetat e tjera qe pergatiten me shalqi, fik, arre, kumbulle , paterxhane etj mbi bazen e tradites.

Gjirokastra sic eshte e pasur ne gatme ka dhe shumellojshmeri gliko qe pergatiten dhe sherbehen per qerasje.

Pergatitja glikove ka disa kerkesa.

Epara tha Marjeta eshte pasioni dhe dashuria per punen e me radhe cilesia e frutave, sasia e nevojshme, kujdesi gjate pergatitjes, respektimi i procedurave etj.

Nese dikush deshiron te njihet nga afer me aktivitetin e Marjetes ajo ka nje biznes te vogel ne lagjen Pazar i Vjeter ku tregon menyren e pergatitjes se glikove nderkohe qe aty amvisa e turiste mesojne recetat dhe shijojne glikot e tradites.

Marjeta iu pergjigj me kenaqesi kerkeses se Rudines per te qene ne Gjirokaster dhe i premtoi se do shijoje jo vetem glikot por dhe nje dreke te mire me gatime karakteristike.

E urojme Marjeten per pervojen dhe eksperiencen qe percjelle ne fushen e gatimeve dhe glkove te familjeve gjirokastrite.

What do you think?

Written by admin

Kush e gjen menjehere ku ndodhet rrapi shekullor ne kete foto?!

Dikur gjirokastritet thoshin “Dalim nje here nga Ura e Lumit”, ndersa tani thone … (Foto)