in

Lulet si Dhuratë – Simboli që ato Japin! Ja Kuptimi i disa prej Luleve më të Preferuara…

Çdo lule ka një kuptim dhe ajo dhurohet sipas një rasti të caktuar. Lulet janë pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme të jetës sonë…

 

Ato nuk mungojnë në ditëlindje, diplomime, dasma dhe evente të tjera.

 

Ja disa nga kuptimet e tyre:

 

 

Karafili simbolizon krenarinë dhe bukurinë. Karafili i kuq simbolizon dashurinë, krenarinë dhe admirimin; karafili rozë simbolizon dashurinë e një gruaje apo të një nëne; karafili i verdhë simbolizon përbuzjen, refuzimin apo zhgënjimin, ndërsa karafili i bardhë simbolizon pafajësinë dhe dashurinë e pastër.

 

 

Trëndafilat
Simbol i pafajësisë, dashurisë së përjetshme dhe besimit është trëndafili i bardhë. Nëse një buqetë me lule përmban trëndafil të bardhë, kjo nënkupton se partneri dëshiron të kalojë jetë të përbashkët me ju. Trëndafilat rozë janë simbol i dashurisë së parë. Trëndafilat e verdhë janë simbolikë e miqësisë së vërtetë, ndërsa vetëm një trëndafil i verdhë nxit simbolin e xhelozisë.

 

 

Orkidetë janë lule që karakterizohen me bukurinë e tyre të shkëlqyer dhe kombinimin e ngjyrave të veçanta. Këto janë shenjë e pjellorisë, dashurisë, romancës, bukurisë, erotizmin dhe dëshirës për intimitet.

 

 

Zambakët janë lulet e pafajësisë, bukurisë së paprekur dhe dashurisë shpirtërore. Lulet e purpurta simbolizojnë fatin e mirë, ndërsa ato me ngjyrë të verdhë gënjeshtrat dhe mashtrimet.

 

Mimoza nënkupton mendimet delikate dhe dashurinë, respektin, ngrohtësinë dhe qetësinë.

 

 

Kamelia me ngjyrë të kuqe simbolizon që një femër ti kthehet partnerit të tij.

 

 

Gerbera, pavarsisht nga lloji i ngjyrës, gjithmonë ka të njejtin kuptim: “Jeta ime është më e mirë se e jotja”.

 

 

Gardenia është lule që simbolizon dashurinë e fshehtë, jasemini tregon besnikërinë.Lulja Amarilis me ngjyrë të kuqe paraqet ndjenjat e forta të dashurisë.

 

 

Lulja e kuqe Anthurium, për shkak të formës së saj si zemër, meshkujt ia dhurojnë femrave, si simbol që zemra e tyre tu takojë vetëm partnerit përgjatë tërë jetës.

 

 

Laleh janë të njohura për ndikimin pozitiv dhe disponimin tek njerëzit, por janë edhe si një dhuratë shumë e mirë tek femrat që janë të prirura me depresion apo disponim të keq. Simbolizojnë bukurinë, madhështinë, pasurinë, famën. Lalet e kuqe janë simbol i dashurisë dhe besimit, të verdhat simbolizojnë admirim dhe dashuri të pashpresë, Lale e purpurt simbolizon dinjitetn ndërsa Lale bardhë simbolizojnë meshkujt që përpiqen të kërkojnë falje.

 

 

 

Lulëkuqja, që rritet kudo në Shqipëri është e njohur për vlerat e saj të rëndësishme shëndetësore. Po të pyesni gjyshërit tuaj do t’ju tregojnë më shumë për aftësitë e lulekuqeve për të qetësuar dhe vënë në gjumë fëmijët. Lulëkuqja ishte një nga lulet më të preferuara të Venusit, perëndeshës romake të bukurisë dhe dashurisë. Prej shekujsh lulekuqet janë pranuar si simbol i qetësisë, gjumit dhe paqes.

 

 

What do you think?

Written by admin

Kujtesë – Qani Fico dhe Fete Teleku që Grisnin Biletat në Porten e Madhe të Kinemasë në Gjirokastër!

Kujtesë/ Fan Noli në Mbrojtje të Mësuesit Patriot Andrea Konomi nga Kavaja, një ndër Mësuesit e Parë të Mësonjëtores “Liria” në Gjirokastër!