in

Liliana Kaçi:Ishim shumë mirë të pregatitur për universitetet dhe po aq me mburrje ” Asim Zenelas”

Për gjimnazin “Asim Zeneli” kush ka kaluar në këtë gjimnaz si nxënës apo mësues dhe nuk mund të shkruajë kujtimet e veçanta që ka kaluar.Unë kam mbaruar në 1968….kisha shumë  shoqe dhe shokë të mirë  në klasë apo edhe në paralelet e tjera.

Do përmëndja së pari kushurirën time Marjana Njockon ,Parashqevi Zhulatin dhe Antoneta Minellën që ishim një katërshe e pa ndarë .

Kur dolën të drejtat e studimit mua më doli për mjekësi ,ishte dëshira ime por për arsye ekonomike e nderova degën me që mjekësia u bë 6 vjet…por prapë kaloi ne 5 vjet ,Marjana po për arsye ekonomike shkoi për 2 vjeçare letërsi në Shkodër sigurisht kjo gjë e kishte mërzitur Antoneta në bio kimi  ndersa Parashqevisë nuk i dhanë të drejtë studimi për ” biografinë e asaj kohe ” U mërzitëm shumë për të por…

Shoqëroheshim me të gjitha shoqet si me Lavdërime Balën. Vali Moskon Adelina Karabina Gjenovefa Meçen Liljana Çapullarin Hajdho Kapedanin dhe djemtë ishin djem të mirë…Pano Muka Miço Veneti Vangjel Palla Niko Miho Luan Bufi Niko Rrogo Jani Skrami Bleco.

Krenohemi sepse ishim nxënës shumë të mirrë në mësime dhe në sjellje ,korrekt me mësuesit dhe me njeri tjetrin .Dhe kjo u duk në profesionet që zgjodhëm dhe lamë gjurmë,si mësues inxhinjerë mjekë ushtarakë ekonomistë.

Por një meritë e madhe ju takon mësuesëve që ne kishim.Si mësuese kimie do ta filloja me mësuesit e kimisë Jani Zhupi një mësues i aftë shkencërisht një mësues strikt ( e vlerësoj për këtë ) jepte maksimumin,dhe me Vasil Bilushin…një mësues artist …nje mësues …ishte profesor universiteti …në fakultetin e mjekësisë prej andej erdhi tek ne mësues dhe në fakultetin e mjekesise vinte nga Bashkimi Sovjetik…Mentaliteti i pr Vasos ishte 20 vjet para nesh .Do përmëndja një rast që në dukje s`është asgjë…Ishte Lavdërime Bala në derrasë dhe pr Vasos i ra stilografi në tokë ,sigurisht nxenwsja u ul te merrte stilografin me qetësinë më të madhe i tha….lere stilografin aty ku është se nuk të takon ty si vajzë të marrësh stilografin tim.

Mund të flasim pa fund për profesor Vaso Bilushin por nuk mund të lë pa përmëndur edhe profesorët e tjerë.

Kosta Makarjadhi ishte shumë i ri në moshë por na i bëri matematikën kaq të bukur kaq të thjeshtë dhe kaq të dashur.Më kujtohet njëherë kur na tha ….mos kujtoni se mësuesit dinë gjithçka por dinë ku të ç fletosin .Me Agim Shehun mësimi i letërsisë ishte art….ishte letrar .I rridhnin fjalët si ujë kur komentonte Ismail Kadarenë ,Majakovskin etj.Ruaj respekt !

Banush Mezini….sa korrekt ,i sjellshëm ,i kulturuar.Dasho Mezini ishte vëllai por gjeografinë do ta mësonte si edhe ne të tjerët .Kur vendosej shkopi në hartë duhet ta gjenim nga larg se ç farë ishte….qytet kryeqytet rafshnaltë mal….

Për të gjithë mësuesit e mi Luan Hoxha Rahmi Harxhi ( në universitet nuk lexuam më rusisht…venim në provimin e rusishtes me njohuritë e gjimnazit) Adem Mezinin ,Nevro Angonin( e doja dhe ajo e dinte)Më kujtohen aktivitetet ,marshimet…5 dite në kembë rrugën që ndoqi brigada e 5 apo e 6 sulmuse .Pesë ditë me këmbë .Sot mund të duket jashtë loje ky aktivitet…marshim por sa na lidhte ne .e njeri tjetrin.

Në atë godinë madhështore ishim me fat që u ulëm në ato banga ,në ato klasa dhe me shumë fat që kishim ata profesorë.Tani mund ta themi me mburje se ishim shumë mirë të pregatitur për universitetet dhe po aq me mburje  ” Asim Zenelas”

What do you think?

Written by admin

Gatim nga gjirokastritia Refo Karagjozi:Çomlek me lepur ne furre

Diaspora shqiptare, histori suksesi/ Gligor Jovani nga Jergucati i Dropullit