in

EKSKLUZIVE – Lëvizje Masive Dheu Edhe në “themelet” e Lagjes Pazar i Vjetër të Gjirokastrës!

Nga shirrat, rreshqitje masive ka patur edhe në afersi te Urës së Subelës që lidh dy lagjet Cfake dhe Pazar i Vjeter në qytetin e Gjirokastrës.

 

Poshte bregut nen kembet e lagjes Pazar i Vjeter ka patur lëvizje masive te dherave. Nga rreshqitjet dhe fundosja e dheut eshte krijuar nje grope e madhe, ne krah të së cilës duken shtresat radhe-radhë te siperfaqes me shtuf.

 

 

Familjaret e shtepive te para të lagjes, shtepite e te cileve jane mbi “Rrugen e Vezirit” që i ndanë me bregun e përroit nen të, shqetësimin e tyre e kane percjelle tek specialistet që i kane keshilluar të mos jene te frikesuar.

 

Megjithate puna për ta pas kesaj ngjarjeje ka qënë dhe sigurimi i shtëpive.

 

Rreshqitje ka patur edhe ne krahun tjeter të Përroit, afër me rrugen e kalimtareve te lagjes Cfakë. Në këtë lagje ka patur dhe më parë demtime dhe rreshqitje dheu, me pasoja per disa shtepi si tek Kasi, Peshkëpia etj. /GjirokastraOnline.com

 

What do you think?

Written by admin

Tre Lagje në Gjirokastër Rrezikojnë nga Rëshqitjet! Pedagogu Niko Rogo u Mëson Studentëve Specialistë të Ardhshëm të Marrin Leksione nga kjo Ngarje!

Vasil Bakalli dhe Xhelo Sejdo, 60 vjet Bashkë në Përpunimin Artizanal të Drurit!