in

Letrat dikur, teme per mall e nostalgji…

Te gjitheve na kujtohet se vite te shkuara, shkruanim me shume letra, prinderit per femijet, femijet per prinderit, shoku per shoqen e anasjelltas etj.

Nje atmosfere ndryshe ishte dhe ne sallat e postave, ku telefonohej e beheshin dergesat. Postieret te angazhuar. Keshtu dhe ne Gjirokaster. Ne Qafe te Pazarit, postjeret i kishin çantat gjithmone plote, me letra e telegrame.

Pyetem mikun e faqes tone Dr. Kristaq Xhumbin e syve nese merrte letra nga prinderit kur ishte student ne shkollen mjekesore e me pas ne fakultetin e mjekesise dhe na dha kete pergjigje:

Babai im kur me shkruante e mbyllte letren me fjalet fund me nder, por gjithmone, ne cdo leter.Besoj se e kishin mesuar ne shkolle ,se ne kohen e Zogut i jepej shume rendesi shkruarjes se letres ,e kemi arritur dhe ne beheshin dhe hartim si shkruhet nje leter per persona te vecante.

Mendoj se menyra e shkruarjes se nje letre eshte art dhe logjike.Mamaja ime i drejtohej ne leter nenes se saj me shprehjen: Shume e nderuar nena ime!

Ca shprehje te letrave qe me vinin i mbaj mend edhe sot.Vitet `60 si kohe, jo fallcitete, po fjale zemre e ndjenjash, pak keshilla e me shume vleresime…Atehere shkruheshin shume letra.Gjyshja ime nga mamaja ,jajaja ishte shoqja ime me e ngushte, ishte fenomen ,shkruante letra ngushellimi qe e sheronin plagen. Letrat jane nje teme interesante”.

Po c`ka ndodhur sot me letrat?

Pergjigja eshte se ka ndryshuar gjithshka e kjo lidhet me disa faktore, zhvillimi i teknologjise, kompjuterat,celularet etj.Keto kane bere qe komunikimi me letra te zbehet ne mos te shkruhet fare pak nga njerez besnike te menyres se shkrimit tradicionale ne nje leter fizike se sa te percjellin letra e mesazhe komunikimi elektronike, te shkurtera, fjale gjysma gjysma, nevoje e komunikimit te shpejte, edhe me shenja, simbole qe zevendesojne fjalet.

Nuk jemi dhe te sigurte po me pare do ishte dhe ne program tema e shkruarjes se nje letre per prinderit per femijet apo femijet per prinderit, per shokun e shoqen e anasjelltas, per djalin ushtar apo student apo dhe struktura, teknikat e menyres se shkruarjes se nje letre zyrtare, komunikim me permbajtje prinderore, shoqerore apo personale…

Po si nisnin dikur letrat, cfare ju kujtohet nga ato qe keni nisur, cilat kane qene fjalet e para, cfare shkruante ne leter nje vajze konviktore per prinderit, po nje studente, po nje ushtar…

Po nje gjyshe cfare i shkruante mbeses studente ne Tirane?

Letrat jane teme per mall e nostalgji, t`i kujtojme me deshiren e mire qe t`u kthehemi perseri, apo mendoni ndryshe?

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Eshte ndare nga jeta inxhinieri i njohur gjirokastrit Gëzim Muho

Ndahet nga jeta shkrimtari Milan Kundera