Për çështjen kombëtare, Lame Petri nga Saraqinishta e Lunxhërisë, ka punuar në Stamboll dhe në Kajro përkrah patriotëve të tjerë.
Ishte njëri nga 27 përfaqësuesit e «Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip të Stambollit» si dhe bashkëpunëtor i afërt i gazetave në shqip «Shkopi» dhe «Rrufeja».
Përpara shpalljes së pavarësisë më 1912 Lamia la Kajron dhe u vendos në Bari të Italisë.
Ai mbante korrespendencë të rregullt me patriotin Jani Vruho të cilin e njoftonte per çdo situatë. Nga një letër që i dërgonte nga Roma për situatën në Shqipëri mësojmë:
«E mësuat nga gazetat që mbledhja e ambasadorëve në Londër vendosi kufijtë e Shqipërisë nga Kepi Stillos, në Korcë, duke i lënë këto të dija në Shqipëri. Po kufitë midis këtyre të dijave i la që t`i vendosij një Komision Evropjan tjetër, i cili do të vijë në vent ».
Në Bari të Italisë në gusht 1913, u përfshi në veprimtari të ndryshme. Ai u bë dhe pjesë e delegacionit të Qeverisë së Vlorës për mbrojtjen e të drejtave kombetare.
Si patriot i rallë shqiptar, i lajmëruar më parë nga Qeveria e Vlorës, si anëtar i Komisionit të popullit, pranoi të merrte pjesë në Komision dhe anëtarët e delegacionit i priti ne stacion të Barit të Italisë.