Lajm i hidhur nga Gjirokastra: Eshte ndare nga jeta stilisti Niko Prifti i teatrit profesionist te Gjirokastres.
Me hidherim ndajme lajmin per gjirokastritet dhe gjithe miqte e te njohurit se eshte ndare nga jeta Niko Prifti, stilisti i Teatrit Profesionist Zihni Sako.
Deri sa doli ne pension punoi ne teatrin profesionist te qytetit ku bente pjese ne sektorin e prapavijes. Ai ishte nje rrobaqepes i talentuar, krijues ne punen e tij qe vishte aktoret e teatrit per interpretimin e roleve te ndryshme ne drama e komedi.
Per punen e kryer ne vite, Niko Prifti eshte vleresuar per eksperiencen, pervojen dhe krijimtarine e shfaqur ne stilimin e pergatitjen e veshjeve qe perbejne nje galeri te pasur ne garderoben e teatrit profesionist, pasuri qe do mbetet e trasheguar ne brezat e aktoreve.
Ne librin ” Gjirokastra ne dritat e skenes” te Bernard Kokalarit, bashke me punen e madhe te aktoreve, vleresohet dhe puna e Niko Priftit si pjese e sukseseve te arritura ne dramat dhe komedite e realizuara. Eshte vleresuar gjithashtu edhe me cmime e tituj nga institucionet kulturore vendore etj.
Me ikjen e tij nga jeta familja humbi njeriun e saj te shtrenjte dhe shoqeria e tij e gjere nje mik dhe shok qe do te kujtohet gjithmone.