in

Lajm i hidhur nga Gjirokastra/ Eshte ndare nga jeta njeriu i mire, ing. i ndertimit Meleq Karabina

 

Perseri nje lajm i hidhur nga qyteti tone.Eshte ndare nga jeta ing. Meleq Karabina.Semundja e pabese e ka ndare nga familja ,te afermite,miqte dhe koleget.

 

Ing. Meleq Karabina ka biografi te pasur profesionale dhe gezonte respekt shoqeror, marredhenie te mira me fshatin ku lindi dhe Gjirokastren ku ushtroi profesionin.

Fillimisht punoi ne sektore te veshtire te ndertimit e me pas nepunes ne institucione shteterore, administraten e bashkise dhe prefektures dhe si ndertues privat  duke kontribuar ne ngritjen e objekteve ekonomike, sociale e kulturore.

Gjate ketij viti ishte drejtues i punimeve ne objektin e ri te transformimit te sheshit te Çerçizit ne parkim ku ndiqte me pergjegjesi dhe cilesi ecurine e punimeve.

Me ikjen e tij familja humbi njeriun e saj te shtrenjte dhe miqte e koleget nje mik te dashur.

Ngushellime familjes, i paharruar kujtimi dhe kontributi i tij per qarkun e Gjirokastres!

What do you think?

Written by admin

Nje foto nje kujtim/”Me vleresimin dhe nderimin me te thelle per mesuesit e mi!”

Ju ka marre malli per frutat e Erindit? ( Foto )