in

Lajm i hidhur/ Eshte ndare nga jeta gjirokastriti Astrit Reçka

Nga faqja ne fb ‘Gjirokastra ne zemren time” mesojme nje lajm te hidhur.

Eshte ndare nga jeta gjirokastriti Astrit Reçka, qytetar i nderuar dhe i respektuar per kontributin qe ka dhene per qytetin e tij te lindjes, Gjirokastren, si ne fushen e sherbimeve tregtare, ne biznes, projekte kulturore dhe krijime letrare .

“E pa besushme por e vertete, i paharruar per ne Astrit Recka, ngushellime familjes, vellezerve, motres Liljanes, Kozi Reçkes, shoqes dhe gjitones time te dashur. Dhimbja eshte e madhe,por force per ta kaluar Kozi me femijte dhe ju te gjithe njerezit,u prehte ne paqe”, shkruhet ne kete faqe.

Per ndarjen nga jeta te Astritit eshte shprehur edhe Kryetari i Unionit te Bashkimit te Gazetareve Shqiptare Aleksander Çipa”Ngushëllime familjes Reçka! Ndjej dhimbje për humbjen e Astritit një qytetar me sens të përhershëm kërkimi dhe me shije të hollë në marrëdhëniet komunikuese me njerëzit e sidomos bashkëqytetarët. I paharruar qofsh i dashur Astrit! U prehsh në paqe!!!!”

I paharruar kujtimi dhe kontributi per familjen dhe shoqerine gjirokastrite  i njeriut human dhe qytetarit te kulturuar, Astrit Reçka!

What do you think?

Written by admin

Nderim per gjirokastritin Javer Mene qe u nda sot nga jeta

Kujtese/ Veprimtari perkujtimore kushtuar arkeologut te njohur gjirokastrit Vladimir Qirjaqi