in

Shapkati i Lazaratit që shoqërohet me dhallë të freskët – Ja mënyra e përgatitjes!

Kemi shkruar dhe me pare, shapkati, përgatitet me miell misri, lakra të egra, spinaq apo presh e qepë të njoma.

Pavarësisht kombinimit të tij, mënyra e përgatitjes dhe përbërësit e tjerë të freskët, të prodhuar nga vet banorët e zonës, si qumështi e gjalpi freskët, i japin këtij gatimi një shije perfekte që të përfshin tërësisht.

Po ju njohim me pergatitjen e Shapkatit sipas Traditës së Lazaratit.

Përbërësit:
1 kg lakra të egra (sipas preferencës pazi, hithra, labot, lëpjetë, qumështore, spinaq)

1-2 qepë të njoma

400 miell misri

Një filxhan çaji me qumësht

2 lugë gjelle vaj ulliri

50 gr gjalpë të freskët

2 kokrra vezë

Nenexhik i freskët

Kripë

Përgatitja

Si fillim lajmë me ujë të rrjedhshëm lakrat e egra duke i shpëlarë disa herë dhe duke u siguruar mirë që të jenë pastruar plotësisht.

I presim hollë dhe i përvëlojmë në ujë të nxehtë ose i kalojmë në një tenxhere me 1-2 gota ujë që të ziejnë për disa minuta derisa uji të avullojë.

Në vijim, në një enë rrihni vezët, shtoni qumështin, përzjeheni mirë me vezët. Nëse dëshironi shtoni pak djathë të bardhë të thërrmuar. Shtoni aty vajin e ullirit, miellin e misrit, lakrat e ziera dhe erëzat. Përzjehini derisa masa të bëhet homogjene.

Merrni një tepsi, lyejeni me pak gjalpë dhe pak miell (që të mos ngjitet lakrori). Vendosni aty masën e përgatitur me miell misri. Hapeni masën në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe spërkateni sipërfaen me gjalpë të tretur.

Më pas futeni për pjekje në furrë të parangrohur në 180 gradë përreth 35 minuta derisa sipërfaqja të ketë marrë ngjyrën e artë të pjekjes.

Shapkati shoqërohet në mënyrë fantastike me dhallë të freskët të përgatitur në shtëpi si dhe sallata të ndryshme, të freskëta të stinës-shkruan AgroWeb.org

What do you think?

Written by Admini

Kujtesë/ Orkestra Frymore e Gjirokastrës dhe nje Traditë Muzikore e Harruar…

Pije me Fletë Trëndafili dhe Aromë Borziloku – Ja Sekreti nga Zamira Muço Dono