Kur të merr malli për Zupë, ëmbëlsirën që nuk e gjen më si dikur në ëmbëltoren e lagjes...

“Mu bë goja helm, sot bëra nje embelsire, bëra një zupë!”

Keshtu na shkruan nje nga ndjekeset e rregullta te rubrikes tone ” “Kuzhina Gjirokastrite” .

Sic na shkuan, sot per dreke, vec gjelles, comlek me mish vici, pergatiti dhe nje embelsire. I kishte vajtur mendja per nje zupë, donte ta bente vete, se me pare ka ngrene ne embeltoren e lagjes.

“Ja ta provoj ta bej vete, te shikoj sa do ma pelqejne dhe femijet.Keshtu i thashe vetes dhe iu futa punes. Gjeta nje recete ne internet po jo e sigurte nese eshte si ajo receta qe behet ne turizmin e Gjirokastres qe , te jem e sinqerte, ne Gjirokaster kam qene vetem nje here, per turizem dhe ,ne rastin me te pare, sa te hapet rruga do marr femijet dhe do shkoj. Me pelqen shume ai qytet”.

Ja receta per 6 persona:
1 liter qumesht.

3 kokrra veze.

2 luge gjelle niseshte.

1 lug gj. miell.

10 luge gj. sheqer.

arra te grira.

biskota.

recel.

Ndajme te verdhat e vezeve nga te bardhat. Te verdhat i rrahim me 8 luge sheqer dhe i shtojme me pas tek qumeshti i vaket.
Tek tasi i te verdhat shokme miellin dhe niseshten dhe i hollojme me uje sa te treten.

Edhe keto i shtojme tek qumeshti. Tenxheren me qumesht e veme te zieje duke e trazuar vazhdimisht sa te behet kremoze. Kur dalin flluskat ne siperfaqe kremi i zupave eshte gati.

Ne tasat e zupave vendosim nga nje biskote dhe pak recel. Para se ti hedhim neper tasa shtojme vaniljen.

Siper i shtojme deri ne gjysem nga kremi i bardhe dhe kremin e mbetur e perziejme me 2 luge gjelle kakao qe te marre ngjyre kafe.

E hedhim edhe kete neper tasa. Nderkohe qe ftohet pak kremi ne pergatisim kremin marenge me te bardhat e vezeve dhe 2 luget e sheqerin derisa sheqeri te mos bjere nga ena.

Zbukurojme sipas deshires dhe siper hedhim arra te grira.

Ja keshtu e pergatita dhe jo per mburrje , po femijet e pelqyen.

Nuk e di se cfare do thoni ju po ju lutem jo shume vrejtje, se per here te pare pergatita zupe. Nese do bej prape do keshillohem edhe me te dhenat tuaja! Flm!” -perfundon letren e saj ndjeksja e faqes tone qe  premton se ne vazhdim do te mbetet nje dashamirese e gatimeve te Gjirokastres.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com