LAKROR ZAGORIE - Nga Mjeshtri i Kuzhinës së Turizmit dhe Kompleksit Freskia të Viroit Thanas Haxhiu!

Përgatitet me mish derri, pule ose dashi!

Lakrori i Zagorisë me mish apo i njohur ndryshe si Mesniku është një ndër gatimet më tradicionale shqiptare veçanërisht traditë e jugut të vendit.

Gratë e krahinës së Zagorisë janë mjeshtre të gatimit të këtij lakrori aq të shijshëm me një recetë kaluar në breza të tëre.

Tradita e do që ky lakror të piqet në saç, por pa dyshim edhe në furrë shija dhe aroma e tij mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për ta shijuar.

Dikur, ky lakror ishte ndër gatimet kryesore që përgatitej e shtrohej nëpër dasmat shqiptare, sidomos në zonat e jugut por edhe në raste drekash e darkash familjare, apo festash siç është darka e Vitit të Ri.

Ja si e gatuan ate mjeshtri i kuzhines gjirokastrite Thanas Haxhiu:

Përgatitja fillon me mishin i cili prihet ne thela dhe kaurdiset ne uje te nxehte.

 

 

Pastaj hedhim qepet qe te kaurdisen dhe ato. Mbasi te kaurdisen mire i heqim nga zjarri.

Kesaj mase i shtojme petë të pjekura, te shkoqura, vezë, piper te zi e kripe dhe i perziejme.

Ne nje tepsi te lyer me vaj shtrojme 3 deri 4 pete dhe hedhim produktin e pergatitur dhe e futim ne furre per pjekje.

 

Normativa per 1 racion.
Mish 200 gr,
Qepe 150 gr,
Veze 1/3 e kokrres,
Vaj 30 gr,
Pete 1/2 si dhe pak kripe e piper te zi.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com