in

“KUKUREC ME DHJAMË KEC”, siç vetëm Kane Lula i bënte në Qafën e Pazarit

Kane Lula, nga koha kur u nda nga kjo jetë, në ‘74, nga brezi i moshës së tij e mbi të, dhe sot kujtohet për kukurecin e shijshëm që në Qafë të Pazarit nuk “binte në shesh” dhe s’kishte nevojë për reklamë, po për dukje e zakon, thoshte:

 

”Kukurec, kukurec, me dhjamë kec”.

 

Deri në 1953 punoi privat, pastaj në shtet, i pamësuar me stilin dhe teknikat e ekonomisë së centralizuar. Punoi në “Kurveleshi” e gjetkë, me fillozofi që nuk iu nda kurrë, klientëve t’u shërbente me paanësi, pjatën me garniturë të plotë, sasi e cilësi njëlloj, si për të “mëdhenjtë” dhe të “vegjëlit”, se sipas tij ”të gjithë paguajnë njëlloj”.

 

 

Pas tij dhe të tjerë u morën me prodhimin e kukurecit por sekreti ne shije duket se akoma ka mbetur i pazbuluar.

 

Për mjeshtrin kryesore gjatë procesit ishte që, lënda, kukureci i mbledhur në shufër, duhet të shpohet disa herë gjatë pjekjes me pirunë që kukureci të “çlirohet nga ujrat”.

 

 

Ja këtë nuk duhet të harrojnë kuzhinierët e sotëm. Eshte një këshillë që do zbatuar nëse do të kënaqësh klientët!

 

Le të tregojmë tani se si ai e përgatiste:

Përgatitet me zorrë qengji që pasi pastrohen dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët, mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, gabzerret dhe fufat (mushkëritë) priten në copa të vogla në formë kubike. Mbi to hidhet  kripë, piper i zi dhe rigon që përzihen dhe shkohen në hell, shufër, një e nga një, një copë mëlçi, një copë mushkëri dhe një  copë gjendër. Pastaj pleksen me ‘zorrët. Kukureci piqet në hell, mbi prush me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Gjatë pjekjes, rrotullohet disa herë dhe shpohet me nje pirun që të çlirohet nga lagështia. Ky proces eshte i rendesishem dhe nuk duhet harruar nëse duam nje kukurec te shijshem. Pas skuqjes nga te gjitha anët, e heqim nga helli, e vendosim me racione ne pjate. Mbi të hidhet piper i zi i bluar ose rigon.

 

Normative për 4-5 persona:

  • zorrë qengji 1 palë
  • të brendshme 300 gr;
  • kripë
  • piper
  • rigon

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Ja si festoi Ambasadori Amerikan Donald Lu Ditën e Pavarësisë së Shqiptarëve

Sekreti i Qifqive të Gjirokastrës për të apasionuarit e gatimeve tradicionale sipas Parete Kotonit