Ja pse Pëlqehet “Restorant Kufo” në Qytetin e Gjirokastrës sidomos në Këto Ditë të Fundvitit!                                                                  

Per gatimet, shumellojmerine dhe kombinimin e tyre, tradicionale te Gjirokastres dhe shqiptare, po edhe greke e vecanerisht italiane.

Kuzhinier Klitoni eshte i thjeshte e “ koke ulur” me klientet, si me ata te rastit qe vine dhe ikin, i ze rruga apo kane degjuar me pare per gatimet e shijshme dhe veren e mire, ashtu dhe abonete, me shume mesues e pedagoge, qe me vite shijojne gatimet tek “Kufoi”, kalojne nje dreke me shoqeri apo me familje.

Ne Restorant “Kufo” individe e grupe te huaja qe punojne ne Gjirokaster tryezen e gjejne te shtruar se jane abone, porositin cdo hane dhe nje dite me pare.

Te tjere, agjenci turistike ne Tirane apo dhe jashte vendit, “ bejne zile” dhe Klitoni, bashke me vellane, deren e restorantit e mbajne hapur, ne cdo ore te trokasin, tryeza e bukes u shtrohet me ato kerkesa per asortimente tipike te tradites gjirokastrite, por dhe te vendit te tyre.

Keto lidhje e marredhenie me klientelen e vendit dhe te huaj, e kane bere restorant “ Kufo” te pelqyer gjate gjithe vitit dhe ne keto dite ne mbyllje te tij.