Byrek me spinaq,djathë e merudhira, petë të holluara me miell fshati të pikuara me vaj ulliri, përgatitur nga gjirokastritia Aleksandra Toska

Byrek me spinaq,djathe e merudhira, pete te holluara me miell fshati e te pikuara me vaj ulliri ka pergatitur sot per faqen tone gjirokastritia Aleksandra Toska.

Ajo behet keshtu pjesemarrese ne rubriken “Kuzhina Gjirokastrite” dhe per kete e falenderojme duke uruar qe shembullin e saj ta ndjekin dhe amvisa te tjera nga Gjirokastra, krahinat e saj dhe qytetet e tjera te vendit  nese deshirojne te promovojne gatimet e tyre.

Aleksandra na shkruan se byreku  doli shume i shijshem saqe ne shtepi nuk arriten qe te ftohej dhe femijet e shijuan shume.

Byrekun me spinaq e shoqeruan me kos dhe, sic na shkruan, ” femila nuk kishin te ngopur…!”

Ja receta e Aleksandrës:

Bireku me spinaq:

1 kg miell gruri

1 kg spinaq, 2 preshe ,3-4qepe te njoma

Dy luge uthull per te bere peten te shkrifet

500gr djathe te bardhe dhe pak piper.

Menyra e pergatitjes:

Zeme brumin dhe e leme te clodhet 10 minuta.

Pergatisim mbushjen me spinaq.

Pasi i kemi lare te gjitha (spinaq,presh,qepe te njoma ,maraje e koper)

I vendosim ne nje kullester te kullojne ujrat

I shtrydhim e i vendosim ne nje tenxhere qepen ,preshin me pak vaj ulliri e i kaurdisim dy tre minuta.

Pastaj hedhim spinaqin dhe vazhdojme i trazojme qe te behet nje mase.

I heqim nga zjarri dhe shtojme erezat dhe djathin e pak piper

Hapim petet e i shtrojme nje nga nje ne tepsi duke i randisur me vaj ulliri. Zakonisht ne 1 kg miell dalin rreth 12 pete.

Atehere shtrojme 6 pete poshte ,shtojme mbushjen me spinaq e pastaj vendosim petet e tjera persiper.

Regullojme bukur edhe anet e tepsise nga petet e randisim perseri me vaj ulliri e ne fund randisim edhe me pak uje

Shpresoj se dhashe nje recete te duhur.
Suksese nqs e bejne edhe amvisat e reja.