in

Kush i ka bere me shendet manet dhe fiqte Shengjinas?

Ndryshe nga muajt e tjere te pranveres, muaji qershor eshte i frutave te para qe piqen nje pas nje dhe qe shoqerohen me urimin shekullor “Me Shendet” dhe pyetjen e zakonshme:’ He mo, i bere me shendet?”

Po kush i shijon i pari frutat e qershorit?

Perpara se te sillni shembuj, kujtojme se gati cdo shtepi private ne Gjirokaster ka nje kopsht me pak ose disa peme frutore shumevjecare.

Te parat qe piqen e shijohen dhe behen me shendet jane manet e me vone fiqte Shengjinas,me kokerr te madhe. Ne Gjirokaster quhen “Fiq Shengjin”, ndersa ne fshat “Fiq Larashe”.

Mane, ne disa lagje si ne Cfake, Manalat, Dunavat e gjetke, ne avli apo ne kopshte, ka gati nje ne cdo shtepi, disa lloje, te bardhe, kuq e zi, ndersa fiqte Shengjinje jane te ralle.

Na shkruani per pemerrites te njohur, kopshtet e tyre dhe kush prej tyre i pari shijonte dhe bente me shendet frutat e para te qershorit?

Po ju i keni bere me shendet, apo eshte shpejt akoma?

What do you think?

Written by admin

Nje kujtim i bukur per grupin popullor te Lunxherise ne Ditet e Europes ne Qafen e Pazarit te qytetit te Uneskos

Ministri Bledi Çuçi jep dekoraten e vecante ne Gjirokaster