in

Kush e përgatiti flamurin e çfarë thanë oficerët turq në restorantin e Cile Mukës

Pëlhura për përgatitjen e flamurit që do të ngrihej në Gjirokastër sipas porosisë së qeverisë së Vlorës u ble nga dy patriotët, Thoma  Papapano dhe Idriz Guri në mëngjesin e 29 nëntorit të vitit 1912.

 

Përgatitja e Flamurit u realizua nga Zenebie Alite.

 

 

Në muzeun e qytetit është një fotografi e këtij flamuri si dhe makina qepëse me të cilën ai u përgatit.

 

 

Shkopi kishte një gdhendje e patriotit Idriz Guri.

 

 

Në muze ka edhe një kopje të një kartoline të vitit 1912, në të cilën është stampuar fotoja e flamurit origjinal që Ismail Qemali ngriti në Vlorë. Me anë të kësaj kartoline shqiptarët uronin njëri-tjetrin në raste festash.

 

 

Ndërsa populli i qytetit festonte dhe drejtohej për në kështjellë me këngë e valle, në restorant të Cile Mukës ishin duke ngrënë disa oficerë turq. Kur dëgjuan këngët, -ka thënë Cile Muka, lëshuan të dëshpëruar thikë e prokë dhe njëri nga ata u dëgjua të thotë:

“Vate,  na iku, na iku kështjella më e fortë e osmanllisë, Shqipëria!”.

 

Populli i Gjirokastrës e ka festuar vazhdimisht këtë datë të shënuar historike. Festime të mëdha u organizuan  edhe me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” shpalosi në kështjellë një flamur me sipërfaqe 200 metër katrorë dhe të tjerë në sheshet dhe monumentet kryesore të qytetit.

 

 

What do you think?

Written by admin

Si u shpall Gjirokastra e pavarur më 4 dhjetor 1912

Ja si festoi Ambasadori Amerikan Donald Lu Ditën e Pavarësisë së Shqiptarëve