in

Kujtese/ Veprimtari perkujtimore kushtuar arkeologut te njohur gjirokastrit Vladimir Qirjaqi

Sot paradite ne avline e shtepise karakteristike te Zekateve te qytetit te Gjirokastres u organizua nje veprimtari perkujtimore kushtuar arkeologut te njohur gjirokastrit Vladimir Qirjaqi,bashkeshoqeruar me promovimin e librit te tij “Lugina e Drinos”.

Gjate promovimit, miqte e Ladit kane shprehur vleresime per kete botim dhe aktivitetin e cmuar te tij duke theksuar se kerkimi, ekspozimi, promovimi i vlerave të trashegimise historike, arkitektonike apo arkelogjike, ishin fushat e “shpirtit dhe zanatit” brenda të cilave ai gjente veten, heshtjen, kenaqesine dhe lumturine,trishtimin dhe ambicien e motivuar nga e mira.

Ladi ishte ekspertë nga më të mirët i monumenteve të kulturës dhe arkeologjisë ne vecanti, mësimdhënës i shkëlqyer ne universitetin e qytetit që nuk perfillte asnjë lloj forme të dorovitjes ne kurriz te ndergjegjes se tij dhe ne dem te shoqerise.

Ai do te kujtohet gjithmone si intelektualë, qytetar gjirokastrit me personalitet të spikatur, karakter të qëndrueshem, vendosmerisht i formuar per te bere mire, cilesi keto qe u vune ne dukje edhe gjate fjales se te pranishmeve ne kete aktivitet te organizuar ne kuadrin e Dites Nderkombetare te Monumenteve te Kultures.

What do you think?

Written by admin

Lajm i hidhur/ Eshte ndare nga jeta gjirokastriti Astrit Reçka

Dallimet mes bukës së zezë dhe të bardhë