in

Kujtesë/ Sirena e Alarmit në ” 7 penxheret” në Kalanë e Gjirokastrës

Per ata qe nuk e dine,dhjetra vite perpara, dhe para viteve 44, ne kala te qytetit te Gjirokastres ka patur nje sirene alarmi.

Nje sirene alarmi uleritese qe mbulonte krejt hapesiren e qytetit e me larg, thone se eshte vendosur aty rreth viteve `70.

Ajo sherbente per te ngritur popullin ne alarm ne rast ‘ lufte’ qe te strehoej ne nje kohe sa me te shpejt nga “sulmet ajrore te armikut” ne tunele te caktuara per çdo bllok lagjeje ne baze listash te bera nga keshillat e lagjeve…

Mbahen mend disa prova me sirene per te pare gatishmerine e banoreve ne zenien ne kohe te vendeve mbrojtese, te strehimeve qe ne qytet ishin e jane edhe sot, tunelet e nendheshme ne rrugen e nenkalase, tunelin e quajtur sot i “Luftes se ftohte”, tuneli tek Komiteti Ekzekutiv etj.

Vend strehimi per popullaten nga “sulmet ajrore” ishte edhe vete kalaja me bodrumet e saj te medha ku ne rast rreziku, pra ne rast “lufte”, sherbenin per t`u mbrojtur nga armiku.

Duhet thene se keto bodrume ishin strehe e sigurte edhe ne vitet e Luftes se Dyte Boterore.

Provat e gatishmerise beheshin me sirenen qe ndodhej ne krye te kalase, mbi “7 penxheret”( sot Muzeu).

Sirena perhapte nje fishkellime uleritese qe nese nuk dihej se do binte , trembte te madh e te vogel.

“Ra sirena”, “Plasi lufta”,”Shpejt ne strehim” bertitej rrugeve.

Sa binte sirena, kjo ndodhte zakonisht ne oret e mesnates, fikeshin dritat dhe te gjithe banoret, sipas lagjeve dhe listave shkonin me vrap ne kala dhe tunelet, ca dhe te pa veshur mire, hidhnin nje pallto kraheve dhe me vrap drejt e ne vendin e caktuar qe e dinin me pare.

Ankth , pasiguri dhe frike krijohej kur populli nuk dinte gje se do behej loje apo stervitje gatishmerie.Kjo ndodhte me “urdher” nga lart ose kur ne qytet zbriste ne mesnate ndonje gjeneral qe mesa duket kishte dhe portofol per te ngritur njerezit ne kembe se “erdhi armiku”, per te provuar gatishmerine mbrojtese.

Po keto i dine me mire ata qe kane sherbyer ne ushtri.

Ka vite qe sirena ne kala nuk degjohet. Qe pas vitit 1990 ajo ka dale jashte funksionit se tani qyteti “lundron” ne paqe, objektet dikur te luftes si tunelet apo bodrumet jane kthyer ne vende per te kenaqur kureshtjen e vizitoreve…

What do you think?

Written by Admini

Statujat e Jezusit në Rrezik – Aktivistët e Majtë “Anti Epërsisë së Njerëzve të Bardhë” Duan Rrëzimin e Tyre!

Ju kujtohet, me këtë Top të qepur me spango keni lojtur në Fushën e Vjetër të lagjes?!