in

Kujtese per intelektualin gjirokastrit Janaq Bleco, nje histori e harruar ne godinen e re te teatrit te qytetit

Janaq Bleco ka vite qe eshte ndare nga jeta, po kujtohet intelektual dhe qytetar i mire i lagjes Pllake dhe Gjirokastres.

Ai shkoi me studime jashte vendit dhe punoi ne institucione te administrates shteterore, edhe redaktor ne Radio Gjirokastra e ca muaj ne godinen e re te teatrit profesionist te qytetit.

Moshat e vjetra e kujtojne burre korrekt dhe te qete, ne marredhenie me punen dhe shoqerine, te paraqitshem dhe elegante, vishej bukur, me kostum e kollaro.

Ne institucionet ku drejtoi e tregojne merakçi te madh per pastertine e ambienteve dhe me kerkese te forte llogarie per punonjesit e prapavijes.

Gjate qendrimit ne institucionin e teatrit, pas vitit 1970, vuri rregull dhe ne tualetet e katit te pare vendosi peshqire dhe sapune me ere, ndoshta Palmolive,   qe  spektaktoret te lanin duart, ne kushte te mira higjenosanitare, praktike e re,eksperience qe e kishte pare jashte shtetit.

Nje praktike e tille beri pershtypje dhe mori pergezime dhe nga autoritetet e larta lokale, po kjo situate nuk vazhdoi per shume kohe se njerezit sapunet me ere i fusnin ne xhep.

Kur i mbaruan sapunet me ere, i zevendesoi me sapunet e Rrogozhines qe nuk i fuste njeri ne xhep, se kush i ka arritur e di mire cilesine dhe eren e tyre!

What do you think?

Written by admin

Matura e IV a e vitit 2002 e gjimnazit Asim Zeneli

Kujtesë për Qëndistaret e pafjetura me shpirt të lodhur por të bukur të odave gjirokastrite