Sipas kujtimeve te patriotit Shemsi Hajro qe ne vitet para shpalljes se pavaresise ka qene me pune ne postetelegrafen e Leskovikut, mesojme se se bashku me patriotin gjirokastrit Sabri Kallajxhi kane punuar per ngritjen e komitetit te pare shqiptar te Skraparit, veprimtaria e te cilit eshte e lidhur me mobilizimin e fshatareve skraparllinj ne luften per liri dhe pavaresi.
Ne Skrapar, shkruan Shemsiu ne kujtimet qe ka lene, pa kaluar shume kohe, bie ne njohje me mjaft burra qe shuheshin per ndjenja patriotike ne ato ane. Per fat te mire ne qender te krahines, ne Çorovode, gjeta Sabri Kallajxhiun nga Gjirokastra dhe Selamiun, xhaxhane e Muço Qullit nga Leskoviku me te cilet u bera shok i afert dhe i besnik, Gjithnje bisedonim me te primten e Shqiperise dhe kishim menduar per nje organizim ne ate vend. Nuk shkoi shume kohe dhe qellimi i deshiruar iu arrit duke formuar komitetin e pare shqiptar te Skraparit, te perbere nga:
Hasan Kopërnacka
Selami Qulli
Muço Kapinova
Sabri Kallajxhiu
Shemsi Hajro
Sinan Leshnja
Jaçe Gjergjova
Dule Kopërnacka