in

Kujtesë / Ja se ç`mund të bëhet me katet e dyta e të treta të Pazarit të Gjirokastrës!

Me prillin dhe muajt pas tij, Gjirokastra do te gjallerohet edhe me shume, veçanerisht Qafa e Pazarit me 5 rrugët e saj, dyqanet, kafenetë, restorantet e njesite e tjera te sherbimit.

 

Rikonstruksioni i pergjithshem që eshte duke perfunduar krijon mundesi më të mëdha shfrytezimi, rritjen e sherbimeve dhe cilesisë se tyre ashtu dhe promovimin e vlerave muzeale, historike e kulturore.

 

 

Po me katet e dyta e te tretat te ndertesave te Pazarit ç`do të ndodhe?

 

Kujtojme se këto kate jane shfrytezuar dhe 300 vjet me pare, per sherbime, fjetje, magazina etj. po kështu ne kohen e Zogut dhe disa vite pasçlirimit te vendit për aq kohe sa ishin ne duart e te zotërve dhe vetem pas vitit 1973 disa prej tyre u restauruan dhe sherbyen zyra per administraten vendore.

 

 

Tani eshte koha që mjediset e ketyre kateve, te formuluara aq bukur nga ana arkitektonike, me punen dhe investimet e pronareve dhe me kredi nga shteti, shume mire mund te kthehen ne “Oda” me veshje e orendi te tradites,

 

 

ne mjedise clodhese per vendasit dhe vizitoret e huaj, mjedise per ekspozita ne pikture, skulpture e fotografi, promovimin e vlerave te qytetit, te librave etj.

 

 

Këto kate, te mbrojtura nga çatitë e reja që garantojne të mos demtohen, shume mire mund te kthehen edhe ne hotele, zyra, magazina, njësi sherbimi te artizanatit etj.

 

 

What do you think?

Written by admin

STOP / I ashtuquajturi Hoxhë Shërues Kapet duke Ngacmuar edhe Gruan nga Gjirokastra!

Fitim Çoçoli – Fotografi i Qafës së Pazarit që Vend Pune ka të Gjithë Gjirokastrën!