in

Fitim Çoçoli – Fotografi i Qafës së Pazarit që Vend Pune ka të Gjithë Gjirokastrën!

Fitim Çoçoli, fotografi i sotëm i Pazarit të Gjirokastrës, vend të vërtetë pune nuk ka studion, dyqanin e vogel ne Qafë të Pazarit, por Gjirokastrën e tërë, fotografon aty ku e kërkojnë, në Bashte të Teqesë, në sheshin e Çerçizit, tek restorant Kodra, Kështjellën e qytetit, rrugën e nënklasë, ne avlite e shtëpive karakteristike…

 

Me aparat ne krah eshte dhe ne takimet dhe festat zyrtare, ngjarjet e rendesishme politike, historike e kulturore, festivalet folklorike e me radhe ne festat e ngjarjet familjare, dasma, fejesa, ditelindje e pagezime.

 

 

Këtë punë e ka bërë dhe në sistemin që lame pas, kronikan i jetes zyrtare dhe familjare.

 

Sipas tij, takimin e pare me profesionin e fotografit e ka patur ne nje nga studiot e ndermarrjes se riparim sherbimeve, afër mjeshtërve te fotografisë Filip Vito, Jorgo Vito e Koço Zhulla dhe u është mirenjohes per mbeshtetjen profesionale që i dhane ne formimin si mjeshtër fotograf.

 

 

Nga viti i parë i punes e ne vazhdim, fotografi i pazarit, Fitim Çoçoli ka siguruar dhe një fond të pasur me filma e fotografi, ekspozuar nje pjese dhe në 3 ekspozitat personale që ka hapur.

 

Portretet e bashkëqytetarëve, fotot e çifteve apo pejsazhet e Gjirokastres ne te kater stinet, zbukurojne sot faqet e dhomave shtepiake, një pjesë shëtitin botën dixhitale.

 

Në to ndihet syri dhe qëndrimi krijues i profesionistit te fotografise artistike.

 

Me aparatin pa hequr nga krahu, ka ndjekur dhe ndjek jeten, zhvillimet e ndryshimet edhe më vitet e demokracisë, pasqyron veprimtarite zyrtare, ngjarjet e rendesishme historike etj.

 

 

Fitim Çoçoli shkon lagje me lagje e shtepi me shtepi, edhe ne fshat, i kërkuar nga individe e familjarë per ngjarje të ndryshme.

 

Ata i drejtohen syrit dhe dores artistike te fotografit profesionist me studio të vogël ne Qafë të Pazarit.

 

 

What do you think?

Written by admin

Kujtesë / Ja se ç`mund të bëhet me katet e dyta e të treta të Pazarit të Gjirokastrës!

Kohë të Shkuara por të Paharruara të Futbollit Gjirokastrit me Trajner Hito Hitaj!