in

Kujtesë/ Grupi i Shquar i Këngës Gjirokastrite i Viteve 60-të që Kryesohej nga Këngëtari Dine Çoçoli

Kjo foto qe po percjellim ne faqen tone eshte e pas viteve `60-te  kohe kur ne Gjirokaster kish marre gjalleri jeta kulturore e folklorike, e mbeshtetur nga shume grupe te ndermarrjeve shteterore te porsa krijuara por dhe ato te lagjeve.

Grupin e burrave te kenges polifonike qe dallohej edhe jashte kufijve te qytetit, te kryesuar nga Xhevat Avdalli, e konkuronte grupi popullor i kenges polifonike me kryesues Dine Çoçolin qe shikoni ne foto, ulur, i mesit ne rreshtin e pare.

Ne kete grup merrrnin pjese edhe gra, marrese ne kenge te ndryshme.Tematika e ketij grupi ishte e larmishme, kenge dasme, dashurie, per kurbetin etj.

Per periudhen ne fjale gati 1 here ne 15 dite grupet popullore e ca me shume ne festa te rendesishme jepnin koncerte ne podiumin e ngritur ne sheshin e Çerçizit.

Perpara se ato te konkuronin, sa te mblidhej populli, banda e qytetit ekzekutonte marshe dhe pjese klasike.

Nga grupet me te mira perzgjidheshin edhe kengetaret qe perfaqesonin qytetin ne koncerte apo festivale brenda rajonit te Jugut por dhe ne Tirane.

Ne keto konkurime ka marre pjese dhe grupi i Dine Çoçolit qe eshte zene pak ne goje por qe dallohej per kenget e bukura polifonike qe kendonte.

Presim nga ju te thoni emrat e kengetareve te grupit dhe si i kujtoni?!

What do you think?

Written by Admini

Grupi i Famshëm i Vranishtit tek “Dilema”e Gazetarit Eno Popi- Darkë me Mish Dhe Verë Po Sa Fitoi?!

” Sallatë Gjirokastre” me Lakra te Egra dhe Fjalë të Vjetra në Ditën e Shën Valentinit. Vleresoni Komentin dhe Shprehjen më të Bukur!