in

Kujtesë/ Edukatoret dhe personeli ndihmës i kopshtit të fëmijëve të lagjes Hazmurat në Gjirokastër

E kush nuk i kujton edukatoret e kopshtit dhe jo vetem, edhe personelin ndihmes, guzhineret qe pergatisnin ushqimin dhe ne jo pak raste ashtu si edukatoret i perkedhelnin dhe me luge ne dore i keshillonin dhe ushqenin ata qe benin naze, kujdeseshin si per femijet e shtepise.

Tani fjala vjen femijet e viteve 55 e larte jane me floke te bardha dhe i takojne moshes se trete, jane bere me kohe gjysher e gjyshe.

Nuk e kane te lehte te bien ne mend kujtimet e asaj moshe qe dhe harrohet shpejt e kjo ndodh kur perballen me fotografi ne te cilat shohin edukatoret dhe punonjeset ndihmese te kopshteve te tyre.

Me siguri mallengjehen e bien ne mendime.

Ja kjo foto qe po percjellim eshte e viteve te largeta pas 55 dhe ne te eshte personeli i kopshtit te lagjes Hazmurat ne qytetin e Gjirokastres.

Kujtojme se afer me kopshtin e Hazmuratit ishte dhe kopshti ditor i lagjes Meçite tek 7 krojet.

Keto dy kopshte mblidhnin femijet e ketyre dy lagjeve dhe kush di me shume per aktivitetin apo kane foto le ti percjellin ne faqen tone, bashke me komentet.

Per vitet qe flasim drejtoreshe e kopshtit ishte Antoneta Konomi qe sot i ka afruar 90 vjec dhe jeton ne Tirane.

Edukatoret e tjera jane gjirokastrite qe ju i njihni shume mire se ato nga kopshtet e femijeve dolen dhe ne pension.

Ajo qe na ben pershtypje ne kete foto eshte se ne radhen e pare ndodhen punonjeset ndihmese te kopshtit dhe jo drejtuesja apo edukatoret.

Ja drejtoresha, Antoneta , ne qoshe, e para ne radhen e dyte majtas me edukatoret e tjera.

Ketu ka nje te vertete.

Ishte thjeshtesia qe i karakterizonte njerezit me shkolle dhe respekti i tyre per punonjeset qe benin pune te thjeshta, si Gjylfidan (Tushe) Qofte ne rreshtin e pare majtas dhe shoqet e saj ndihmese te kopshtit qe nuk ua dime emrin.
Duke pare kete foto me siguri shume pelqime dhe komente do te kete per personelin e kopshtit te lagjes Hazmurat ne Gjirokaster.

What do you think?

Written by Admini

Gjirokastritët e vjetër sot dolën që pa gdhirë për të shijuar “liri daljen”

Byrek me lakra te egra- Ja si e përgatit gjirokastritia Alma Qirici Bajo