Pas Gjirokastrës, programi i kujdesit shëndetësor në komunitet do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
Shërbimi shëndetësor i ofruar aty ku janë nevojat, për grupet vulnerabël kategoritë në nevojë nisi me vaksinimin e 89 fëmijëve nga komuniteti rom.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në vaksinimin e këtyre fëmijëve në qytetin e Gjirokastrës e shoqëruar edhe nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Në lagjen Zinxhira, në Gjirokastër, mes 1 mijë banorëve të komunitetit rom, sollëm shërbimin shëndetësor në komunitet
89 fëmijë të komunitetit rom u vaksinuan për herë të parë sipas kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit. Nga Tirana në Gjirokastër, së shpejti në të gjithë Shqipërinë po shtrijmë programin e kujdesit shëndetësor në komunitet, për të ofruar shërbimin shëndetësor aty ku janë nevojat, për grupet vulnerabël kategoritë në nevojë”, përfundon Ministrja në faqen zyrtare. /a.g//ATSH-Z.Tosku/